Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria dha tender të negociuar prej 3 milionë eurove për ndërtimin e dy urave mbi Ibër

01/07/2025 - 16:13
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria dha tender të negociuar prej 3 milionë eurove për ndërtimin e dy urave mbi Ibër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ditën e sotme ka nënshkruar një kontratë 3 milionëshe për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ndërsa, pikërisht sot do të vendoset edhe gurthemeli. Në anën tjetër nga BE, ishte theksuar se nuk janë të përfshirë e as në dijeni për projektin në fjalë, duke kërkuar që veprimet të tilla të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Ditën e sotme (01.07.2025), në e-prokurim nga Ministria e Infrastrukturës është dhënë njoftimi se është nënshkruar kontrata për “Ndërtimi i mbikalimeve (urave) për këmbësorë dhe automjete në Mitrovicë”.

Kjo kontratë u dha në formë të negociuar, vlera e secilës është 3 milionë euro.

Ndërsa, kompania që u shpërblye është “EUROKOS HOLDING” SH.P.K.

Në anën tjetër, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se sot do të vendoset edhe gurthemeli i urave në orën 17:30.

Sipas një projekti të ilustruar nga publikoi Lëvizja Vetëvendosje në rrjetet sociale para disa kohësh, urat planifikohen të ndërtohen paralelisht me urën që aktualisht ndodhet mbi lum.

BE nuk është në dijeni të projektit

Pavarësisht thirrjeve për përmbajtje nga ana e ndërkombëtareve dhe thirrje për gjithëpërfshirje, sot do të vendoset gurthemeli.

Duke pasur parasysh shqetësimet se si mund të ndikojë një gjë e tillë, qoftë brenda vendit apo edhe në raportet e shtetit me aleatët kryesorë, por edhe për gjendjen e sigurisë në vend, ditë më parë Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në misionin e NATO-s, KFOR.

 

 

Nga këta të fundit, është thënë se çështja në fjalë është jashtë kompetencave të tyre, dhe se, ata janë të pranishëm mbi urën kryesore mbi lumin Ibër duke kryer patrullime të rregullta në këtë zonë.

‘‘KFOR-i mban një prani të fiksuar në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt. KFOR-i gjithashtu mban një prani të dukshme dhe fleksibile në Mitrovicën e Veriut, si dhe në të gjithë Kosovën, dhe është i gatshëm t’i përgjigjet çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë në dobi të të gjitha komuniteteve në Kosovë’’, është thënë mes tjerash në përgjigjen e KFOR-it.

Nga Bashkimin Evropian po ashtu ishte theksuar se nuk janë të përfshirë e as në dijeni për projektin në fjalë, duke kërkuar që veprimet të tilla të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, është thënë nga BE.

Në ceremoni do të marrin pjesë kryeministri Kurti, nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe ministrat Elber Krasniqi e Liburn Aliu.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje
27/08/2026 - 22:41

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Vetëvendosjes nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje. “Rezultatet e fundit kanë treguar se është në rënie të...

Më shumëDetails

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh
27/08/2026 - 22:24

Daut Haradinaj, ka folur për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke thënë se disa prej tyre shoqërohen edhe me prova. “Personalisht, kontakte...

Më shumëDetails

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator
27/08/2026 - 21:52

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në ditën kur pritet të shpallet...

Më shumëDetails

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit
27/08/2026 - 21:40

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të thërrasë vazhdimin e seancës më 28 gusht në ora 11:00. PDK...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë