Nënkryetari i Komunës dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vlerësuar si një ditë të mrekullueshme për qytetin përurimin e objektit të ri të bibliotekës publike.
Ai theksoi se pas dekadash në të cilat biblioteka ishte zhvendosur nga një objekt në tjetrin, tashmë Mitrovica ka një bibliotekë moderne dhe funksionale.
“Le ta gëzojnë nxënësit, studentët, dashamirët e librit dhe gjithë Mitrovica këtë hapësirë të re që i dedikohet dijes dhe kulturës,” ka shkruar Tahiri.
Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa
Një tender prej 8 milionë eurosh, certifikata të falsifikuara, një prokuror që mori në dorë rastin dhe vendosi ta mbyllte atë, derisa në të njëjtën periudhë jetonte në...
Më shumëDetails










