Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Feros i ngrihen tri aktakuza

02/07/2025 - 18:02
në Lajme, ShowBiz
A A
Fero ndërron profesion, ja cila është puna e tij e ardhshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reperi Feronit Shabani i njohur me emrin artistik ‘Fero’ është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për kryerjen e tri veprave penale. Fero akuzohet për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën, ngacmimin dhe kanosjen e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Nga muaji qershor e deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës.

Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Paparaci, Fero e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten e tij.

“Me kon je tu fol…qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”, duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë të ndryshme kohore ashtu edhe me rastin e takimit me të dëmtuarën për ta marrë apo dorëzuar fëmiun në qendrën për punë sociale në Gjilna, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tija pos që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhembje, frike dhe shqetësim të madh emocional tek e dëmtuara”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Përpos dhunës në familje, Fero dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të ngacmimit ndaj modeles Ismaili.

Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.

Fero thuhet se e ka puthur kundër vullnetetit të saj ish-bashkëshorten, duke iu drejtuar me fjalët se “ti je gruja jeme unë kam të drejt me flejt me ty”

“ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem.. unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

E gjithë lidhja bashkëshortore mes Feros e Arbenitës kishte “eskaluar” në shtator të vitit 2024.

Sipas Prokurorisë, Fero e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”.

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Në aktakuzën e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit, meqë rast ka paraqitur edhe provat e nevojshme për ta vërtetuar aktakuzën.

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar edhe mbrojtjësja e të dyshuarit, avokatja e Bedri Shabani.

Avokatja Shabani tha të mërkurën se nuk mund të japë informacione meqë rasti ndërlidhet me “çështje familjare”.

Fero ishte arrestuar më 11 korrik të vitit 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Së fundmi, pas rreth dy vitesh pauze nga muzika, Fero është rikthyer sërish profesionit të vjetër. Dy muaj më parë, ai publikoi projektin e tij të parë pas dy vitesh.

JU REKOMANDOJMË

Ndalohet për 48 orë një person për vdekjen në vendpunishte të një punëtori në Veternik

Ndalohet për 48 orë një person për vdekjen në vendpunishte të një punëtori në Veternik
24/08/2026 - 16:48

Një punëtor ka humbur jetën të hënën në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punimeve në një objekt banesor...

Më shumëDetails

Lekaj – Rizvanollit: Do t’ju padis për shpifje

Lekaj – Rizvanollit: Do t’ju padis për shpifje
24/08/2026 - 16:33

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila akuzoi të njëjtin se gjoja ishte ai që...

Më shumëDetails

Peci dhe Pacolli nënshkruajnë marrëveshje: 3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat

Peci dhe Pacolli nënshkruajnë marrëveshje: 3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat
24/08/2026 - 16:00

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

Sindikata e Re e KEK reagon: Siguria duhet të jetë prioritet çdo ditë
24/08/2026 - 15:37

Hetimet paraprake për rastin tragjik të vdekjes së punonjësit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, 32-vjeç, kanë zbuluar se korporata nuk i kishte pajisur me pajisje...

Më shumëDetails

Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis

Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis
24/08/2026 - 15:19

Një zyrtar i Komunës së Gjakovës, e cila udhëhiqet nga kryetari Ardian Gjini, është arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për trafikim të rreth 80 kilogramëve kanabis. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë
24/08/2026 - 15:06

Aleanca i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se e njëjta po përpiqet të fsheh skandalet e saj dhe bashkëpunimin me Serbinë. Në këtë reagim, Aleanca ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë