Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, është pyetur lidhur me mesazhin që ministri Faton Peci ia drejtoi qytetarëve të Mitrovicës.
Tahiri ka kujtuar se fraza “Dy zemra me i pas, dyjat t’i kisha fal” është moto e grupit të tifozëve “Torcida”, e cila ka pasur ndikim të madh në jetën e tij.
Ai theksoi se e njeh mirë edhe vazhdimin e kësaj këngë, pasi është rritur dhe formuar përkrah tifozëve që, sipas tij, janë më të mirët në Kosovë.
Në këtë paraqitje, Tahiri foli edhe për projektet që tashmë janë në zbatim dhe ato që planifikon t’i realizojë gjatë mandatit të tij si kryetar komune.
Ai u fokusua në rregullimin e lumenjve të Mitrovicës, përmirësimin e infrastrukturës në rajonin e Shalës së Bajgorës, në qytet dhe në fshatrat përreth, ndërtimin e shkollës “Abdullah Shabani” dhe projekte të tjera të rëndësishme për qytetin.