Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

03/07/2025 - 19:09
në Lajme
A A
Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj dhe ish-eprori i UÇK-së, Sami Lushtaku, i është përgjigjur ashpër deklaratave të Albin Kurtit. Kurti dje pati akuza të ashpra për PDK-në, madje aludoi se zyrtarët e kësaj partie po shkojnë dhe po marrin instruksione në Hagë.

Për Lushtakun, kjo deklaratë është më e poshtra e mundshme. Ai e përmendi edhe frikën, që sipas tij, Kurti e ka ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Më vjen keq për gjendjen e Kurtit në të cilën ka ardhur, frikën ndaj krerëve të UCK-së e ka problem ai. Unë mendoj që deklarata më e poshtër e mundshme”, tha Lushtaku për gazetën Nacionale.

Lushtaku theksoi se as Kurti dhe as të tjerët, nuk duhet të merren me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Nuk duhet të merret me ata, po përballen me probleme gjyqësore, dhe është e padrejtë të merren me ata. Është mirë që Kurti dhe të tjerët të mos merren me ata në Hagë”, tha Sami Lushtaku.

Pavarësisht se tash e gati 5 janë në Hagë, e larg skenës politike, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i goditi ashpër Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kurti duke folur për PDK-në, tha se kjo parti ka dy ish-kryetarë në Hagë që i vizitojnë shpesh për instruksione politike.

“Unë prej përvojës politike dhe prej lajmeve dhe krejt çfarë dihet publikisht, e kam të qartë që PDK nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose 4, ose 5 kryetarë. Nuk e di a i ka 4 a 5, por jam i sigurtë që nuk i ka 3, nuk i ka as 2, as 1”, tha Albin Kurti në Tëvë1.

“Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike” tha tutje Kurti.

Pra, me fjalët e Kurtit, Thaçi e Veseli ende kanë ndikim dhe marrin vendime për PDK-në dhe politikat e kësaj partie.

Në formë të ngjashme, Thaçin e Veselin i përshkruan edhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, atje ku dy ish-liderët e PDK-së po gjykohen për krime lufte, bashkë me Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Në njërën prej kërkesave që e ka bërë së fundmi Prokuroria e Specializuar e Hagës për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, ia përmend këtij të fundit funksionet politike, dhe ndikimin që e ka në Kosovë. Ngjashëm, si edhe Kurti.

“Siç është paraqitur nga ZPS-ja, Paneli ka përcaktuar më parë dhe përsërit se Z. Thaçi ka: (i) interesin dhe aftësinë për të ndërhyrë në procedurat; (ii) është përpjekur të minojë Gjykatën, (iii) ai është një pozicion ndikimi në Kosovë që mund t’i lejojë atij të marrë mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) njohuri më të mëdha për provat që mbështesin akuzat serioze kundër tij”, thuhet në njërën prej kërkesave të fundit.

“Në këtë drejtim, Paneli rikujtoi se arsyeshmëria e paraburgimit të vazhdueshëm të një të akuzuari duhet të vlerësohet në bazë të fakteve të secilit rast dhe sipas karakteristikave të tij të veçanta, të cilat, në këtë rast, përfshijnë: (i) ndikimin dhe autoritetin e Thaçit; (ii) njohuritë e tij për akuzat dhe provat kundër tij, dhe një dënim me burgim ndoshta të gjatë; (iii) rrezikun që Thaçi të pengojë procedurat e Gjykatës; (iv) rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës në krime të mëtejshme; (v) faktin se masat kufizuese për lirimin nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet; (vi) rëndësinë dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit”, thuhet më tutje.

Se kanë ndikim, kanë lidhje me politikën e fuqi të madhe në Kosovë, japin e marrin instruksione, u tha edhe në vendimin e fundit të gjyqtarëve ku Kadri Veselit iu refuzua lirimi i përkohshëm.

Atij Gjykata ia përmendi ShIK-un dhe pozitat e larta që ka pasur në Kosovë.

“Paneli kujton se, në Vendimin e Fundit për Rishikimin e Paraburgimit, ai mori në konsideratë, ndër të tjera, faktorët e mëposhtëm: (ii) rolin e vazhdueshëm të Z. Veseli në Kosovë në bazë të pozicioneve të mëparshme që ai mbante, të cilat do të vazhdonin t’i lejonin atij, për shembull, të kishte akses në informacion ose të merrte mbështetjen e të tjerëve; (iii) faktin që Z. Veseli ishte kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës (“SHIK”), në kohën kur anëtarët e SHIK-ut ishin të përfshirë në ndërhyrjen e dëshmitarëve; dhe (iv) përparimi i procedurave gjyqësore i ofron Z. Veseli një mundësi për të fituar njohuri mbi provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij”, thuhet më tutje.

Deklarata e Albin Kurtit ka shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

1 orë më parëAmbasada: Riafirmojmë angazhimin tonë për të ardhme më të sigurt, bashkë me miqtë tanë kosovarë
Lajme

1 orë më parëAmbasada: Riafirmojmë angazhimin tonë për të ardhme më të sigurt, bashkë me miqtë tanë kosovarë

04/07/2025 - 12:02
Osmani e bën të qartë se Dehari e ka imponuar tentimin për të votuar fshehtë: Lejohet, por duhet të pyeten deputetët
Lajme

Osmani e bën të qartë se Dehari e ka imponuar tentimin për të votuar fshehtë: Lejohet, por duhet të pyeten deputetët

04/07/2025 - 11:59
Kurti në diplomimin e kadetëve: Ushtria jonë po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit
Kryesore

Kurti në diplomimin e kadetëve: Ushtria jonë po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit

04/07/2025 - 11:54
Osmani: 2 Korriku 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës
Kryesore

Presidentja Osmani: Për votim të fshehtë duhet konsensus

04/07/2025 - 11:50
Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Lajme

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

04/07/2025 - 11:39
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80
Lajme

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

04/07/2025 - 11:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Përfundon me të lënduar një përleshje familjare në Mitrovicë – arrestohen 4 persona, 2 përfundojnë në ndalim 48 orë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë