Një mosmarrëveshje brenda familjes ka eskaluar në dhunë fizike, duke rezultuar me dy persona të lënduar dhe katër të arrestuar në Mitrovicën e Jugut.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 3 korrik 2025, rreth orës 11:00, në rrugën “Adem Voca”. Viktimat, A.H., 19 vjeçar dhe A.Q., 18 vjeçar, kanë raportuar në Polici se janë sulmuar nga familjarët e njërit prej tyre, pas një konflikti verbal që ka degjeneruar në përleshje fizike.
Të dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar: S.H., 48 vjeçar, S.H., 23 vjeçar, E.H., 39 vjeçar, L.H., 21 vjeçar
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, S.H. dhe S.H. janë ndaluar për 48 orë, ndërsa E.H. dhe L.H. janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet nën hetim nga njësitë relevante.