Dje ka dështuar edhe tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit.
Ky dështim i radhës vjen disa ditë pas vendim të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se Kuvendit duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.
Seanca e radhës pritet të mbahet sërish nesër me fillim nga ora 11:00.
Por as nesër nuk pritet të ketë lëvizje në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
Kështu ka thënë për “Gazeta Blic” profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.
“Jo nuk e besoj se nesër do të ketë lëvizje në drejtim të konstituimit të Kuvendit” tha Spahiu.
Spahiu tha se fajtor për këtë situatë të krijuar në Kuvend është Gjykata Kushtetuese e vitit 2014.
“Fajtor është Gjykata Kushtetuese e vitit 2014 e hiç më pak Gjykata aktuale që nuk e ka anuluar vendimin e vitit 2014” tha Spahiu shkurt .