Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Costa: Mund të mbështetemi te Presidenca daneze për avancimin e negociatave të anëtarësimit edhe për Ballkanin Perëndimor

04/07/2025 - 13:04
në Lajme
A A
Costa: Mund të mbështetemi te Presidenca daneze për avancimin e negociatave të anëtarësimit edhe për Ballkanin Perëndimor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ishte nikoqire e dy krerëve të Bashkimit Europian, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian António Costa, si dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Aarhus për të shënuar fillimin e udhëheqjes së Presidencës daneze të Këshillit të BE-së.

Kryesisht ata diskutuan se si Presidenca daneze e BE-së mund të mbështeste Ukrainën dhe ndër të tjera rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE, raporton Gazeta Express.

“Ukraina i përket Bashkimit Europian. Është në interesin si të Danimarkës ashtu edhe të Europës. Prandaj, Presidenca daneze e BE-së do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha kryeministrja Frederiksen.

Kjo s’e përmendi Ballkanin Perëndimor megjithëse në prezantimin e prioriteteve, Presidenca daneze dha një zotim se do të avancojë negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.

Sidoqoftë, krahas Ukrainës, presidenti Costa tha se duhet të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

“Mund të mbështetemi te Presidenca daneze për të çuar përpara negociatat me Ukrainën, dhe gjithashtu me Moldavinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Costa.

Mbështetja e shtuar ushtarake, bashkëpunimi me industrinë e mbrojtjes ukrainase dhe sanksionet e reja kundër Rusisë ishin gjithashtu në agjendë.

“Ne duhet ta forcojmë Ukrainën. Dhe duhet ta dobësojmë Rusinë. E para duke rritur mbështetjen ushtarake. Ukraina është thelbësore për sigurinë e Europës. Kontributi ynë në Ukrainë është gjithashtu një mbrojtje e lirisë sonë. E dyta, ne do ta arrijmë me sanksione. Ne duhet të rrisim presionin mbi Rusinë”, tha Mette Frederiksen.

Duke iu drejtuar kryeministres daneze, von der Leyen tha: “Si arritje e parë e Presidencës suaj, ju mund ta çoni paketën e 18-të në vijën e finishit”.

JU REKOMANDOJMË

Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit
Lajme

Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit

04/07/2025 - 22:50
Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump
Lajme

Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump

04/07/2025 - 22:48
‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti
Lajme

‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti

04/07/2025 - 22:39
Ferizaj: Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, i merret patenta dhe gjobitet me 200 euro
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

04/07/2025 - 22:36
Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike
Lajme

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

04/07/2025 - 21:50
Lista Srpska i kundërvihet me peticion ndërtimit të dy urave të reja mbi Ibër
Lajme

Lista Srpska i kundërvihet me peticion ndërtimit të dy urave të reja mbi Ibër

04/07/2025 - 21:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë