Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkohet lirimi i përkohshëm i Kadri Veselit nga Gjykata Speciale

05/07/2022 - 15:18
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkohet lirimi i përkohshëm i Kadri Veselit nga Gjykata Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati britanik Ben Emmerson nuk po i ndal përpjekjet e tij për lirimin e përkohshëm të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, ndërkohë që ka kaluar një vit e gjysmë që nga arrestimi i krerëve të UÇK-së dhe gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Mbrojtja e Veselit ka kërkuar nga Gjykata Supreme – e cila funksionin brenda Gjykatës Speciale në Hagë – që ta urdhërojë lirimin e përkohshëm të tij, ndërsa ka vlerësuar se praktikat e deritashme lidhur me këtë çështje të treguara nga Dhomat e Specializuara janë alarmante.

Kështu, Emmerson ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit për të mos lejuar lirimin e përkohshëm të Veselit, dhe të njëjtën gjë ia ka kërkuar edhe Gjykatës Supreme, pasi që, sipas tij, paraburgimi i Veselit tani është bërë i paarsyeshëm dhe se në çdo rast gjykatat më të ulëta kanë bërë shkelje dhe gabime në vendimet e tyre.

Në shkresën e tij, e cila është publikuar në faqen e Gjykatës Speciale, Emmerson ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara kanë ndaluar 100% të të gjithë të akuzuarve të saj në paraburgim, ndërsa ka shtuar se për një institucion që supozohet t’u përmbahet standardeve më të larta të të drejtave të njeriut, kjo praktikë nuk është veç e mjerueshme, por edhe alarmante.

”Paraburgimi duhet të jetë përjashtim, jo rregull. Megjithatë, praktika e Dhomave të Specializuara tregon krejt të kundërtën”, thotë Emmerson.

Ai pohon se, nëse vendimi i Gjykatës së Apelit për ta mbajtur në paraburgim Veselin lihet në fuqi, një praktikë e tillë do të arrijë një hap më tej, me paraburgimin që bëhet rregull absolut, pa përjashtim.

”Një pjesë e konsiderueshme e kësaj çështjeje gjyqësore ka të bëjë me kuptimin e gabuar, nga gjykatat më të ulëta, të rolit të Policisë së Kosovës në procesin e përcaktimit nëse duhet të jepet lirimi i përkohshëm. Ndryshe nga gjykatat dhe tribunalet ndërkombëtare, KSC është një gjykatë vendase. Policia e Kosovës nuk është organ i një shteti të tretë dhe konceptet si ‘ndërmarrje’ ose ‘garanci’ nuk janë të zbatueshme për të. Në përputhje me Ligjin për KSK-në dhe legjislacionin tjetër të Kosovës, Policia thjesht është e ‘obliguar’ të zbatojë urdhrat gjyqësorë. Nuk ka gjë të tillë si garanci paraprake ose ndërmarrje për të zbatuar një urdhër”, thuhet në shkresën e mbrojtjes së Veselit.

Emmerson ka ftuar Kolegjin e Gjykatës Supreme të deklarojë se paraburgimi i Veselit tani është bërë i paarsyeshëm dhe se në çdo rast gjykatat më të ulëta kanë gabuar duke konsideruar se asnjë masë tjetër alternative, përfshirë mundësinë e arrestit shtëpiak në kushte ekstreme, nuk është e mjaftueshme për të zbutur rrezikun e pengimit.

Në këtë sfond, mbrojtja e Veselit ka paraqitur arsyet e veta, duke thënë se Gjykata e Apelit u vonua në dhënien e vendimit në kundërshtim të hapur me praktikat e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, se ajo ka shkelur të drejtën për vendim në kontrakdiktoritetin e palëve, ka vepruar në kundërshtim me Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut – sipas të cilës, me kalimin e kohës, autoritetet duhet të japin arsye shtesë për rrezikun e ndërhyrjes në procedure, se ka gabuar në definicionin e detyrës së Gjykatës për të kërkuar kryesisht masa të tjera alternative me paraburgimin, dhe ka gabuar duke e cilësuar paraburgimin, edhe pas një viti, si të arsyeshëm.

”Për arsyet e parashtruara më sipër, Mbrojtja kërkon që Kolegji i Gjykatës Supreme të pranojë kërkesën, të rikthejë dhe ndryshojë vendimin e kundërshtuar, si dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Veseli, të shoqëruar me çdo kusht që e gjykon të nevojshme dhe proporcionale; ose në urdhrin alternativ për lirimin e përkohshëm të z. Veseli dhe rikthimin e çështjes vetëm për përcaktimin e çdo kushti që konsiderohet i nevojshëm dhe proporcional”, thuhet në shkresën e avokatit të Kadri Veselit dërguar Gjykatës Supreme.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë