Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka bërë një parashikim të frikshëm se si mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore, derisa konfliktet kanë filluar të përshkallëzohen në të gjithë botën, shkruan Mitropol.
Rutte ka qenë në qendër të vëmendjes që nga samiti i NATO-s që u zhvillua në Hagë të Holandës, pasi që gjatë bisedimeve që po zhvilloheshin, kryesisht për sigurinë botërore Rutte iu kishte referuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump si “baba”.
Derisa kjo ishte përdorur si një metaforë për tensionet e tanishme midis Izraelit, Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, kjo nuk i ndaloi njerëzit ta shndërronin atë në një meme.
Presidenti Trump kishte qenë temë e mjaft e përfolur në lajme pasi u betua në një intervistë pasi u pyet për Iranin dhe Izraelin që thuhet se kishin thyer armëpushimin e tyre.
Ndërsa ai ka qenë i përfshirë në bisedime paqeje me këta dy armiq të Lindjes së Mesme, ai ishte gjithashtu shumë aktiv në përpjekjen për të lehtësuar armëpushimin e Rusisë dhe Ukrainës.
Deri tani, asnjëri vend nuk ka qenë i gatshëm për të përmbushur kushtet për një marrëveshje paqeje, dhe kjo mund të shkaktojë fillimin e një lufte katastrofike në Tokë.
Krejt kjo vjen pas paralajmërimit të Rutte se si do të fillojë Lufta e Tretë Botërore duke përfshirë veprimet e njërit prej udhëheqësve të vendit ndërluftues.
Ai shpjegoi se lufta e ardhshme do të fillojë me Xi Jinping të Kinës dhe Vladimir Putin të Rusisë që do të kryejnë pushtime.
Sipas shefit të NATO-s, ai parashikoi se Kina do të fillonte duke u përpjekur të pushtonte Tajvanin, ndërsa udhëheqësi i Kremlinit do të sulmonte territorin e NATO-s në të njëjtën kohë.
Rutte i tha New York Times: “Le të mos jemi naivë për këtë. Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai së pari do të sigurohej që t’i bënte një telefonatë partnerit të tij më të vogël në të gjithë këtë, Vladimir Vladimirovich Putin, i cili banon në Moskë, dhe t’i thoshte: Hej, unë do ta bëj këtë, dhe kam nevojë që ti ta bësh për t’i mbajtur të zënë në Evropë duke sulmuar territorin e NATO-s”.
Dhe kjo është para së gjithash Rusia, e cila po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi që është e pashembullt në historinë e kohëve të fundit. Ata tani po prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa e gjithë NATO po prodhon në një vit. Kjo është e paqëndrueshme, por rusët po punojnë së bashku me koreano-veriorët, me kinezët dhe iranianët, mullahët, në luftën kundër kësaj lufte agresioni të paprovokuar kundër Ukrainës. Pra, këtu, Indo-Paqësori dhe Atlantiku juaj po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhur. Ne e dimë që Kina i ka sytë nga Tajvani”, shtoi tutje Rutte.