Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gaza

07/07/2025 - 10:31
në Lajme
A A
Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gaza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazas po rriten.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.

Trump u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit.

Ai tha se mendon se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë.

“Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha nga ana tjetër Netanyahu.

“Unë besoj se biseda me presidentin Trump mund të ndihmojë në avancimin e këtij rezultati, për të cilin të gjithë shpresojmë”, tha ai përpara se të nisej drejt SHBA-së.

Izraeli dhe Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – nisën bisedimet jodirekte për një propozim të SHBA-së, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve, të dielën në Katar.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht arritjen e marrëveshjes, mund të tejkalohen.

Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është e treta e tij që kur Trump u rikthye në detyrë në muajin janar.

Ajo vjen pas vendimit të Trumpit për t’u bashkuar me luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar centralet bërthamore iraniane.

Pas ndërmjetësimit të një armëpushim mes këtyre dy vendeve, Trump bëri të ditur se fokusin e ka tani në përpjekjet për të ndalur luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Ajo nisi pasi ky i fundit sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe marrë peng qindra të tjerë.

Izraeli u përgjigj me një ofensivë të ashpër sulmesh në Rripin e Gazas, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore atje, ka vrarë mbi 57.000 palestinezë.

JU REKOMANDOJMË

Nëse nuk hudhen akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjimi i dy dëshmitarëve të mbrojtësit të viktimave fillon më 16 korrik
Lajme

Nëse nuk hudhen akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjimi i dy dëshmitarëve të mbrojtësit të viktimave fillon më 16 korrik

07/07/2025 - 17:36
Dalin rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë
Lajme

Dalin rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë

07/07/2025 - 17:11
“Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)
Kryesore

“Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

07/07/2025 - 17:01
Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes
Kryesore

Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

07/07/2025 - 16:35
Kryetari ‘i përjetshëm’ i LDK-së në Fushë Kosovë u bë strehë për bashkëfshatarët – këta janë personat që i rehatoi në pozita të rëndësishme
Lajme

Kryetari ‘i përjetshëm’ i LDK-së në Fushë Kosovë u bë strehë për bashkëfshatarët – këta janë personat që i rehatoi në pozita të rëndësishme

07/07/2025 - 16:22
Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
Lajme

Agresiv ndaj policëve në mes të Prizrenit – 59-vjeçari godet zyrtarin, përfundon në pranga

07/07/2025 - 15:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mark Rutte : Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sulmohet dhe ndiqet me armë një qytetar në Vushtrri – Policia në kërkim të të dyshuarëve

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë