Moderatori dhe udhëheqësi i emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini, Ermal Panduri tha se të hënën në mbrëmje do të transmetohet emisioni me përmbajtjet nga laptopi i Nazim Bllacës, një të vetdeklaruari si ish-agjent i ShIK-ut.
Moderatori Panduri ka thënë emisioni do të transmetohet pavarësisht prej paralajmërive që ka pranuar nga ish-punëtorë të EULEX-it.
Ai ka deklaruar se ish-punonjës të misionit, me të cilët bashkëpunoi Bllaca, po tentojnë ta frikësojnë që emisioni të mos transmetohet.
Panduri ka paralajmëruar zbulimin e skandaleve të mëdha.
Postimi:
Ish-punonjës të EULEX-it po mendojnë që mund të na frikësojnë… O qaq na është trash lëkura, sa jemi mësu me këso lloj shantazhesh — as që i bëjmë hesap.
Telefonata, thirrje, mesazhe të koduara…
“Mos e transmetoni!”….“Mos i publikoni ato dokumente!”…“Nuk dini me çka po luani…”
PO — emisioni ka me u transmetu!
Shihemi në gjykatë, nëse aty keni shpresën e fundit.
Keni mbetur në metoda të vjetra shantazhuese.
Sonte në ora 21:00, zbulojmë për herë të parë:
Laptopin personal të Nazim Bllacës
Dosje sekrete të EULEX-it
Email-et me prokurorë serbë
Audio-incizime ku Bllaca kërcënon drejtësinë ndërkombëtare
Emra që nuk guxuan kurrë të përmendeshin publikisht