Noizy është arrestuar të shtunën në aeroportin e Cyrihut.
Sipas mediave zvicerane, reperi i famshëm shqiptar është prangosur me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë. Detaje të tjera lidhur me arrestimin nuk janë bërë të ditura ende.
Megjithatë, policia kantonale në Cyrih konfirmoi për Watson, se artisti është arrestuar dhe se klubi ku duhej të performonte ai, ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin, transmeton Klankosova.tv.