Mbrëmë, Engjëllusha Salihu festoi kanagjegjin në mesin e njerëzve më të dashur.
Për këtë natë të veçantë nëna e saj, këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli zgjodhi t’i dhurojë diçka shumë të veçantë: një këngë të titulluar “Hije t’kanë fustanat”.
Përmes kësaj kënge Shyhretja shprehu emocionet e saj të përziera mes lumturisë dhe mallit për vajzën.
Kjo këngë mbetet një nga dhuratat më domethënëse dhe emocionale që një nënë mund t’i bëjë vajzës së saj në një moment kaq të rëndësishëm të jetës.