Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

07/07/2025 - 18:03
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në Kosovë me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka zbuluar se komapnisë “Taunita” Sh.P.K. i janë gjetur mbi 600 kg mish peshku të infektuar me krimba.

Veriu.info ka siguruar procesverbalin e inspektimit, të kompanisë “Taunita” nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, raportimin e testimit, dhe vendimin e agjencisë me të cilin urdhërohet kompania të ndaloj shitjen e kësaj sasie të peshkut të ngrirë ‘Merluc’.

Në vendimin e nxjerrë nga AUV më datë 11.03.2024 për kompaninë “Taunita” Sh.P.K., thuhet se sasia e produktit të peshkut prej 618 kg subjekti është i obliguar ta kthej në vendin e origjinës apo të bëjë kërkesë Brenda afatit prej 60 ditësh për asgjësim të tij.

Në arsyetim të vendimit të AUV që është marrë nga inspektorët Kreshnik Paçarizi dhe Qenan Maxhuni, tregohet se analiza e peshkut për prezencë të parazitit ‘Anisakis’ është bërë pas ankesës së një konsumatori nga regjioni i Pejës, raporton Veriu.info.

Sipas vendimit të AUV, pas raporteve të testimit është konstatuar se peshku Hake Merluc Hubbesi i ngrirë HGT 100/200 g. është i infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’.

Pamje ilustruese: Peshk merluc i infektuar me krimba "Anisakis"
Pamje ilustruese: Peshk merluc i infektuar me krimba “Anisakis”

Veriu.info i ka dërguar pyetje “Taunita” Sh.P.K. me 23 qershor dhe pronarit të kompanisë, Armend Beqa më 28 qershor, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.

Foto: Armend Beqa - pronar i "Taunita" Sh.P.K.
Foto: Armend Beqa – pronar i “Taunita” Sh.P.K.

Ndryshe, “Taunita” Sh.P.K. me pronar Armend Beqa, ka edhe tetë (8) njësi të kompanisë, të cilat funksionojnë si: Shitorja E Peshqve, Nj. Nr. 2 Shitorja E Peshqeve, Taunita Fish, Njësia Nr.3 Depo, Njesia TAUNITA, Njësia Nr.6 Taunita, Njësia Nr.7 Taunita, Njësia nr 8 Taunita.

Më poshtë gjeni vendimin e AUV, procesverbalin e inspektimit dhe raportin e testimit:

AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë

Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë
22/09/2026 - 19:33

Analisti Agon Maliqi ka thënë se protestat dhe shprehja e pakënaqësisë ndaj një verdikti kanë rëndësi, duke kundërshtuar pretendimet se ato nuk kanë ndikim ose mund të kenë...

Më shumëDetails

Ahmeti për vendimin e Speciales: Kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës

Ahmeti për vendimin e Speciales: Kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës
22/09/2026 - 19:14

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, e ka cilësuar vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj...

Më shumëDetails

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen kri’me

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen kri’me
22/09/2026 - 18:53

Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum, ka deklaruar se Kosova nuk do të duhej të themelonte Gjykatën Speciale. Duke komentuar dënimin prej 81 vjetësh burgim për katër ish-krerët e UÇK-së,...

Më shumëDetails

Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra

Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra
22/09/2026 - 18:43

Në përvjetorin e kalimit në amshim të heroit dhe heroinës së kombit Fehmi e Xhevë Lladrovcit me bashkëluftëtarë, familjarët e dëshmorëve, martirëve, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, me qytetarë të...

Më shumëDetails

Haxhiu fton në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu fton në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së
22/09/2026 - 18:36

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Burime të IndeksOnline brenda Presidencës bëjnë me dije se...

Më shumëDetails

Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë
22/09/2026 - 18:19

Në dokumentet publike më të fundit të paraqitura pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përfaqësuesi i viktimave ka prezantuar argumente tronditëse mbi gjendjen e sistemit ligjor...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë