Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkelje me subvencione në komunën e Shaqir Totajt – u shpërblyen OJQ’të disa herë brenda vitit

08/07/2025 - 15:22
në Lajme
A A
Shkelje me subvencione në komunën e Shaqir Totajt – u shpërblyen OJQ’të disa herë brenda vitit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Nuk i plotësonte kriteret e subvencionimit, e as nuk ishte e kualifikuar…”.Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Prizrenit, e udhëhequr nga Shaqir Totaj i PDK-së, ka dhënë subvencione në kundërshtim me kriteret e përcaktuara me rregullore, duke lejuar që organizatat joqeveritare (OJQ) të përfitojnë disa herë brenda të njëjtit vit. Një OJQ kishte fituar deri në 186 mijë euro vetëm gjatë vitit 2024. Insajderi ju sjell detaje.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Prizrenit, e udhëhequr nga Shaqir Totaj i PDK’së, kishte dhënë subvencione në kundërshtim me kriteret e përcaktuara me rregullore, duke lejuar që organizatat joqeveritare (OJQ) të përfitojnë disa herë brenda vitit.

Megjithatë, në katër raste të veçanta gjatë vitit 2024, u evidentua se OJQ-të kishin marrë subvencione të shumëfishta nga drejtoritë komunale.

Në një rast, një OJQ kishte përfituar gjithsej 17 mijë euro për tri projekte të ndryshme nga Drejtoria e Kulturës, Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe Drejtoria e Turizmit.

Në një rast tjetër, një OJQ kishte përfituar 10 mijë euro për dy projekte, po ashtu nga dy drejtori të ndryshme.

Rasti më i madh i shkeljes ka të bëjë me një OJQ që kishte marrë tri herë subvencion brenda vitit, në vlerë totale prej 186 mijë eurosh, përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe thirrjeve publike.

“Në një (1) rast të subvencionimit, OJQ kishte përfituar 17,000€ brenda vitit 2024, duke përfituar subvencionime për tri (3) projekte nga drejtori të ndryshme (10,000€ nga Drejtoria e Kulturës, 6,000€ nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, si dhe 1,000€ nga Drejtoria e Turizmit)”.

“Në një (1) rast tjetër të subvencionimit, OJQ kishte përfituar 10,000€ në emër të subvencioneve brenda vitit 2024, duke përfituar subvencionime për dy (2) projekte nga dy drejtori të ndryshme (8,000€ nga Drejtoria e Kulturës dhe 2,000€ nga Drejtoria e Turizmit)”.

“Në një (1) rast, OJQ kishte përfituar tri (3) herë brenda vitit 2024 dy herë në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit nga zyra e Kryetarit dhe një herë në bazë të thirrjes publike në kuadër të drejtoria për kulturë dhe turizëm. Vlera totale e subvencioneve gjatë vitit 2024 për këtë OJQ ishte 186,000€”, dhe.

“Në një (1) rast, OJQ ishte shpërblyer dy herë brenda vitit 2024, një projekt në vlerë 10,000€ nga Drejtoria e Kulturës dhe tjetër projekt në vlerë 2,500€ nga Drejtoria e Turizmit. Për më tepër, në rastin e subvencionimit OJQ nuk i plotësonte kriteret e subvencionimit, madje as nuk ishte kualifikuar si përfitues për subvencionimin e dytë (kjo shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm për subvencionim (raporti financiar/narrativ nga viti paraprak), mirpo pas ankesës, e njëjta ishte referuar për shqyrtim nga komisioni për shqyrtim të ankesave. Vlera prej 10,000€ nuk është paguar ende, por ishte përfshirë në obligimet e vitit 2024“.

Sipas Zyrës së Auditorit, këto shkelje kanë ndodhur për shkak të mungesës së kontrolleve të brendshme dhe mungesës së përgjegjësisë në respektimin e rregulloreve. Dhënia e subvencioneve të shumta një organizate të vetme brenda vitit dëmton transparencën dhe krijon pabarazi mes përfituesve, duke rritur rrezikun për keqpërdorim të fondeve publike.

“Kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së kontrolleve të brendshme dhe mungesës së përgjegjësisë për të respektuar kërkesat e rregulloreve përkatëse, me rastin e subvencionimit.

Dhënia më shumë se një herë brenda vitit e subvencioneve për përfituesit e njëjtë ndikon në mos transparencën e procesit dhe krijon pa barazi mes përfituesve. Mosrespektimi i kritereve të përcaktuara me rregullore me rastin e subvencionimit ndikon në përzgjedhjen jo të drejtë të përfituesve dhe rritë rrezikun që fondet të mos shfrytëzohen në mënyrë efektive”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raportin e ZKA’së, bazuar në ‘Rregulloren komunale nr. 001/011-201 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, neni 6 paragrafi 2 përcakton se, personi fizik apo juridik vetëm 1 (një) herë në vit mund të jetë përfitues i subvencioneve, transfereve dhe granteve të ndara nga Komuna dhe pika 3″.

ZKA ka rekomanduar kryetarin Totaj se duhet të sigurojë që me rastin e subvencionimit të OJQ-ve të respektohen kufizimet e rregullores për numrin e përfitimeve brenda një viti dhe fondet të ndahen vetëm për OJQ-të që i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Menaxhmenti i komunës janë pajtuar me gjetjet e ZKA’së. Insajderi.org

Insajderi para disa javëve ka raportuar rreth subvencioneve të këtë komunë.

OJQ “Tour Art”, e drejtuar nga Drita Sallauka – bashkëshortja e fotografit të kryetarit Shaqir Totaj, Agron Gërdella, kishte përfituar 35 mijë euro nga komuna e Prizrenit.

Opozita kishte ngritur dyshime për konflikt interesi.

JU REKOMANDOJMË

Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër…
Kryesore

Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër…

09/07/2025 - 00:13
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm
Kryesore

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

08/07/2025 - 23:21
Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë
Lajme

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë

08/07/2025 - 22:55
Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?
Kryesore

Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

08/07/2025 - 22:42
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vde’kjen
Lajme

“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vde’kjen

08/07/2025 - 22:15
Burim Berisha pas 25 vitesh nuk kandidon për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani zyrtarizohet në vend të tij
Lajme

Burim Berisha pas 25 vitesh nuk kandidon për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani zyrtarizohet në vend të tij

08/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë