Janë publikuar pamje të tjera të momentit kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, ndërsa policët i gjuhën sipër.
27-vjeçari vdiq të hënën në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë.
Veçojmë se lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët gjenden nën masën e ndalimit si të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia” të të riut Agon Zejnullahu në Lipjan.