Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZRrE: Gjykata ka refuzuar kërkesat e PDK-së dhe OEK-ut për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

09/07/2025 - 15:39
në Ekonomi, Lajme
A A
ZRrE: Gjykata ka refuzuar kërkesat e PDK-së dhe OEK-ut për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë dy paditë, PDK-së dhe OEK-ut ndaj ZRrE-së për daljen në treg të lirë për bizneset, ku kërkesa e tyre eshtë cilësuar si e pabazuar.

Në njoftim, ZRrE thotë se gjykata ka konstatuar se kanë vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Gjykata ka vlerësuar provat e paraqitura nga paditësit, përfshirë formularët e deklarimit vjetor për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe ka konstatuar se bizneset në fjalë nuk kanë dëshmuar se kanë më pak se 50 punëtorë, ndonëse kanë vërtetuar qarkullim vjetor nën 10 milion euro. Në mungesë të përmbushjes së të dy kritereve njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se ZRRE ka vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ZRrE-së.

Komunikata e plotë:

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se sot, më 09.07.2025, ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në dy raste të ndara, me të cilat është refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.

Kërkesat për masën e sigurisë janë parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).

Në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë:

• Promovon konkurrencë më të madhe ndërmjet furnizuesve,

• Nxit presion për çmime më të ulëta dhe shërbim më cilësor për konsumatorët,

• U mundëson furnizuesve të ofrojnë oferta më të favorshme dhe zbritje,

• Rrit efikasitetin në sektorin energjetik, duke nxitur kompanitë të menaxhojnë më mirë kostot dhe të ofrojnë shërbime më të besueshme – në interes të konsumatorëve dhe publikut në përgjithësi.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar provat e paraqitura nga paditësit, përfshirë formularët e deklarimit vjetor për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe ka konstatuar se bizneset në fjalë nuk kanë dëshmuar se kanë më pak se 50 punëtorë, ndonëse kanë vërtetuar qarkullim vjetor nën 10 milion euro. Në mungesë të përmbushjes së të dy kritereve njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se ZRRE ka vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ZRRE rikujton se obligimet ligjore që dalin nga Neni 3 pika 1.72 dhe neni 37 i Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, i cili është në fuqi që nga viti 2016 dhe përcakton qartë se ndërmarrjet ekonomike që kanë më shumë se 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor, nuk kanë të drejtë për furnizim me shërbim universal, dhe duhet të furnizohen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

ZRRE fton të gjitha bizneset që i plotësojnë kriteret ligjore për të dalë në treg të hapur, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për gjetjen e Furnizueseve që të furnizohen me energji përmes tregut të lirë, duke shfrytëzuar përfitimet që sjell konkurrenca.

ZRRE mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke siguruar një treg të hapur, funksional dhe në përputhje me standardet evropiane.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Edhe Adem Jashari është i akuzuar në Hagë

Haradinaj thyen gotën live në emision, kur flitet për ish-krerët e UÇK-së
15/09/2026 - 13:38

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, ka deklaruar në emisionin Kosova Today se komandanti legjendar Adem Jashari, është i akuzuar në Hagë edhe për së vdekuri. "Në një...

Më shumëDetails

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër
15/09/2026 - 13:22

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme...

Më shumëDetails

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me ish deputetin Tahiri

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me ish deputetin Tahiri
15/09/2026 - 13:09

Ish-deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, është nisur drejt Hagës bashkë me Endritin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Lajmin e bëri të ditur vet Tahiri, përmes një shkrimi në...

Më shumëDetails

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës
15/09/2026 - 12:53

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së Flora Brovinës, të cilën e quajti një grua që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe...

Më shumëDetails

Gola i replikon Maliqit: Përpjekje për etnizim të konfliktit politik, qëndrimi yt s’është i shkëputur, por i artikuluar shumë gjatë

Gola i replikon Maliqit: Përpjekje për etnizim të konfliktit politik, qëndrimi yt s’është i shkëputur, por i artikuluar shumë gjatë
15/09/2026 - 12:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka replikuar me analistin politik, Agon Maliqi, i cili dje i reagoi Golës për një postim ku ai deklaron se komentimi në media...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!
15/09/2026 - 12:35

Presidentja e Republikës (u.d.) Albulena Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së veprimtares, Flora Brovina. Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë