Një grabitje ka ndodhur së fundmi në fshatin Dobratin të Graçanicës.
Roja e një firme private ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e tij të punës, dy të panjohur të maskuar, njëri me pistoletë në dorë, e kanë lidhur atë me një rrip lëkure dhe ia kanë marrë kuletën në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 200 € para të gatshme.
Sipas raportit policor, të dyshuarit pasi kanë hapur me forcë një dhomë tjetër kanë marrë nga dollapi rreth 2500€ para të gatshme dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti është në hetime.