Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.8 për qind

11/07/2025 - 10:35
në Ekonomi, Lajme
A A
Vendos ZRRE: Tarifat shtrenjtohen për rreth 15 përqind, hyjnë në fuqi nga 1 prilli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0,7 për qind në muajin qershor 2025.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao 18,2%; energji elektrike 17,8%; pemë 14,8%; pushime të organizuara 13,3%; mish 12,8%; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); vajra dhe yndyra (9,7%); shërbime hoteliere (7,7%); perime (7,2%); shërbime ambulantore (7,1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,7%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,4%); pije alkoolike (6,4%); qumësht, djathë dhe vezë (5,7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); shërbime financiare (5,2%); kujdes personal (4,9%); bukë dhe drithëra (4,8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,8%); këpucë (4,2%); prodhime ushqimore (4,1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); duhan (3,4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,1%); gjëra personale (2,7%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 5,3%, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 4,5% dhe bileta të fluturimeve 3,2%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind) në IHÇK.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7% në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin maj 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara 10,4%; energji elektrike 5,4%, pemë 5,1%, kafe, çaj dhe kakao 2,3%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 2,1%; pije alkoolike 1,7%, mish 1,4%, shërbime hoteliere 1,0%, bukë dhe drithëra 1,0%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.

Ndërsa, sipas ASK-së rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime 5,6% me një ndikim prej 0,2 për qind në IHÇK.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!
15/09/2026 - 12:35

Presidentja e Republikës (u.d.) Albulena Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së veprimtares, Flora Brovina. Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit...

Më shumëDetails

Komuna e Skenderajt organizon përcjelljen e vendimit të Hagës në sheshin e qytetit, fton qytetarët të marrin pjesë

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
15/09/2026 - 12:19

Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët se, nesër nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i...

Më shumëDetails

Nipi i Jakup Krasniqit: Kosova para fatit final, le të mbetet e paprekur e vërteta e historisë sonë

Nipi i Jakup Krasniqit: Kosova para fatit final, le të mbetet e paprekur e vërteta e historisë sonë
15/09/2026 - 12:16

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë para mbajtjes së seancës ku do të shpallet verdikti ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe...

Më shumëDetails

Ministria e Mbrojtjes jep mbi 950 mijë euro tender të negociuar kolegjit RIT Kosova

Ministria e Mbrojtjes jep mbi 950 mijë euro tender të negociuar kolegjit RIT Kosova
15/09/2026 - 12:00

Ministria e Mbrojtjes, e cila udhëhiqet nga Ejup Maqedoni,  ka realizuar një tender në vlerë 951,660€ përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, një procedurë që shpesh...

Më shumëDetails

Çitaku reagon për vdekjen e Flora Brovinës: Trime e intelektuale, ja çfarë i tha Thaçit kur u lirua nga burgu

Çitaku reagon për vdekjen e Flora Brovinës: Trime e intelektuale, ja çfarë i tha Thaçit kur u lirua nga burgu
15/09/2026 - 11:52

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vdekjen e Flora Brovinës. Ajo ka shkruar se Brovaina ka qenë një grua e jashtëzakonshme, trime, intelektuale e fisnike. Çitaku...

Më shumëDetails

Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn

Rama për Veliajn: Ishte talent i madh që nuk e mbajti peshën e pushtetit. S’e kam ndërmend të zgjedh pasardhës
15/09/2026 - 11:48

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë