Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Misteri” rreth sulmit nga Serbia, Kurti tha se s’dinte gjë, Osmani konfirmon fjalët e Trumpit pa hyrë në detaje

11/07/2025 - 13:26
në Lajme
A A
“Misteri” rreth sulmit nga Serbia, Kurti tha se s’dinte gjë, Osmani konfirmon fjalët e Trumpit pa hyrë në detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në javët e fundit, pothuajse në secilën paraqitje të tij publike ku ka folur për konfliktet që ka ndalur nëpër botë, sidomos pas arritjes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, e ka përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë.

Siç linte presidenti Trump të nënkuptohej, bëhet fjalë për një sulm që Serbia po planifikonte ta bënte ndaj Kosovës. Në një paraqitje nga Dhoma Ovale, Trump ka treguar se kishte thirrur dikë në Serbi dhe e kishte kërcënuar me ndërprerje të raporteve tregtare, nëse diçka e tillë do të ndodhte.

Megjithatë konteksti kohor për këtë sulm të Serbisë ndaj Kosovës mbetej i paqartë, meqë Trump ka qenë president edhe katër vite gjatë mandatit të parë. Këto deklarime të Trump për rrezikun që Serbia ta sulmojë Kosovën janë konfirmuar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një “shpërthim të mundshëm” që presidenti Trump e ka ndaluar dhe se bëhet fjalë për diçka të “javëve të fundit” dhe jo të vitit 2023 apo më herët.

Osmani ka thënë se ka informacione mjaft kredibile për këtë nga shkëmbimet e përditshme që ka dhe se rreziku vazhdon të jetë ende aktiv.

“Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit. Por KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje”, ka thënë Osmani të enjten në diskutimin e ndodhur në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, shkruan Gazeta Express.

Për këtë rrezik për sulm, Osmani ka thënë se ka informacione tepër kredibile dhe se s’do të kishte folur për diçka të tillë nëse s’do të kishte diçka konkrete.

“Unë e di çfarë po flasë”, ka thënë Osmani bindshëm nga Uashingtoni të enjten.

Ndonëse Osmani ka deklaruar se posedon informacione për diçka të tillë, njëjtë nuk është rasti edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. I pyetur për deklarimet e Trump për rrezikun e një sulmi nga Serbia, Kurti ka thënë se Kosova s’i ka informacionet e SHBA-së dhe ka thënë se e falendëron Amerikën nëse kanë mundur të veprojnë kundër synimeve të tilla të Serbisë.

“Nuk mund t’i di planet që i kanë, nuk i kam informacionet e tyre – me siguri SHBA në përgjithësi kanë më shumë informacion se çfarë synimesh operacionale ka pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar kundër tyre, faleminderit shumë. Ne jemi shumë mirënjohës për rolin e SHBA-ve, por ato informacione që i kanë ata se çfarë kanë bërë si plan konkret operacionale kundër Kosovës Serbia, mbase ne nuk e dimë është e pritshme që nuk i dimë. Mbase organet tona bashkëpunojnë me ato të SHBA-ve, dhe një ditë edhe ne mund t’i kemi ato informacione, por aktualisht nuk i posedojmë ato”, ka thënë Kurti më 2 korrik.

JU REKOMANDOJMË

Nga thatësira te përmbytjet: Si po ndryshon klima dhe çfarë do të thotë për bujqësinë e Kosovës

Nga thatësira te përmbytjet: Si po ndryshon klima dhe çfarë do të thotë për bujqësinë e Kosovës
23/08/2026 - 13:20

Temperaturat mesatare në Kosovë janë rritur gjatë dekadës së fundit, ndërsa fermerët po përballen me periudha më të gjata të thatësisë, valë të të nxehtit dhe reshje të...

Më shumëDetails

“I paharruar qoftë kujtimi për Altin Kryeziun” – Sindikata e Policisë me mesazh ngushëllimi

“I paharruar qoftë kujtimi për Altin Kryeziun” – Sindikata e Policisë me mesazh ngushëllimi
23/08/2026 - 13:00

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas lëndimeve të marra në një aksident gjatë kryerjes së...

Më shumëDetails

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik
23/08/2026 - 12:50

Aleanca ka zhvilluar një aktivitet simbolik para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, duke hedhur thëngjill para dyerve të objektit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online. Sipas...

Më shumëDetails

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës
23/08/2026 - 12:23

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë të dielën në QKUK pas lëndimeve...

Më shumëDetails

Para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun – vdes polici Altin Kryeziu

Para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun – vdes polici Altin Kryeziu
23/08/2026 - 12:07

Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili para 7 ditësh u godit nga një veturë në...

Më shumëDetails

Nga sherri për parking te kërcënimi me armë – Policia i bie në gjurmë veturës, gjen revolen dhe zbulon telashe edhe me targat

Nga sherri për parking te kërcënimi me armë – Policia i bie në gjurmë veturës, gjen revolen dhe zbulon telashe edhe me targat
23/08/2026 - 11:51

Një mosmarrëveshje krejt e zakonshme për parkimin e një veture në Banjë të Malishevës dyshohet se ka marrë një kthesë serioze, pasi njëri prej personave të përfshirë raportohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë