Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

23/08/2026 - 12:50
në Kryesore, Lajme
A A
Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca ka zhvilluar një aktivitet simbolik para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, duke hedhur thëngjill para dyerve të objektit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Sipas Aleancës, ky aksion synon të përcjellë mesazhin për krizën energjetike dhe, siç e cilësojnë ata, “terrin politik” në vend.

Ata kanë lënë në hyrje edhe një pankartë, me mesazhin: “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik, në terrin politik”.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, tha se Kosova gjatë viteve të fundit ka kaluar nga terri energjetik drejt një situate që ai e konsideron terr politik.

“Me Kurtin dhe me Vetëvendosjen, gjashtë-shtatë vitet e fundit Kosova nga një terr energjetik, që e kanë mbajtur, po kalon në terr politik”, deklaroi Ramadani.

Ai tha se simbolika e thëngjillit lidhet me pasuritë nëntokësore të Kosovës, duke kritikuar mungesën e investimeve në sektorin energjetik dhe blerjen e energjisë nga jashtë.

“Mesazhi dhe simbolika e thëngjillit, e qymyrit të Kosovës, është se Kosova edhe më tutje po flen mbi qymyr, por rryma nuk prodhohet këtu”, tha Ramadani.

Sipas tij, një prej pikave kryesore të ofertës gjashtëpikëshe të Aleancës është ndërtimi i një termocentrali të ri në Kosovë.

Ramadani pretendoi gjithashtu se gjatë këtyre viteve rreth një milion euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike nga Serbia dhe vende të tjera, duke thënë se nga kjo situatë, sipas tij, ka përfituar “mafia energjetike”.

“Dhe është e qartë që gjatë këtyre viteve, rreth 1 milionë euro janë blerë rrymë në Serbi e vende të tjera, e prej kësaj ka përfituar askush tjetër përpos mafias energjetike. Në kohët e fundit po shohim se punëtorët të cilët e humbin jetën bashkë duke e nxjerrë këtë qymyr për popullin e Kosovës, dhe nuk ka përgjegjësi as politike, as menaxheriale. E nëse gjatë këtyre viteve ka përfitu mafia energjetike prej territ energjetik, kush po përfiton prej territ politik. Pra është i njëjti koncept, pra e kanë pas, e kanë mbajtë dhe e kanë mirëmbajtë dhe e kanë ushqy terrin energjetik, tash kanë kalu në fazën tjetër që është terri politik”, tha ai.

Ai akuzoi Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po e mbajnë vendin në atë që e cilësoi “terr politik”, duke e lidhur këtë me bllokimin e institucioneve dhe pamundësinë për krijimin e tyre.

Aleanca paralajmëroi se aktivitetet simbolike do të vazhdojnë dhe do të shtohen në numër e intensitet.

Sipas Ramadanit, simbolika e thëngjillit synon të rikthejë vëmendjen te pasuritë energjetike të Kosovës dhe nevoja për investime në prodhimin vendor të energjisë.

Ramdani ka folur edhe për vdekjet e punëtorëve në KEK, duke thënë se për këtë duhet përgjegjësi politike dhe menaxheriale.

“Këto janë dy tema që duhet të ndahen. E para, sa i përket përgjegjësisë, ne i shprehim ngushëllimet tona të gjithë punëtorëve që kanë humbur jetën duke punuar për me na dhanë neve dritë, gjithë qytetarëve të Kosovës, për këtë duhet përgjegjësi politike e menaxheriale. Pra, nuk mund të kalohet kjo temë sikurse s’ka ndodhur asgjë, sikurse ka ndodhur diçka jashtë Kosovës. Ajo është ndërmarrje publike, pra e shtetit, udhëhiqet prej njerëzve që i cakton qeveria dhe njerëzit e tyre, dhe përgjegjësia politike edhe menaxheriale është direkt këtu ku e kemi derdhur edhe qymyrin si si shenjë simbolike”, ka shtuar ai.

“Sa i përket termocentralit të ri edhe kapaciteteve të reja, krejt çka ka bërë Aleanca, e që është e vetmja që ka pasur projekt edhe më herët, e i cili fatkeqësisht është ndërprerë nga këta pushtetar, është që burimet e Kosovës me u përdorur, nuk ka nevojë Kosova me blerë rrymë me miliarda në Serbi e në vende të tjera, me mbetur në terrin energjetik, ndërsa burimet tona mos me u përdorur. E keni parë, më lehët e  shesin qymyrin në Maqedoni e pastaj shkojnë e blejnë rrymën shumë fish më shtrenjtë sesa që këtë qymyr me e përdorur për prodhim vendor edhe Kosova me u pavarësuar nga aspekti energjetik”, ka thënë ndër të tjera Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës
23/08/2026 - 12:23

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë të dielën në QKUK pas lëndimeve...

Më shumëDetails

Para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun – vdes polici Altin Kryeziu

Para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun – vdes polici Altin Kryeziu
23/08/2026 - 12:07

Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili para 7 ditësh u godit nga një veturë në...

Më shumëDetails

Nga sherri për parking te kërcënimi me armë – Policia i bie në gjurmë veturës, gjen revolen dhe zbulon telashe edhe me targat

Nga sherri për parking te kërcënimi me armë – Policia i bie në gjurmë veturës, gjen revolen dhe zbulon telashe edhe me targat
23/08/2026 - 11:51

Një mosmarrëveshje krejt e zakonshme për parkimin e një veture në Banjë të Malishevës dyshohet se ka marrë një kthesë serioze, pasi njëri prej personave të përfshirë raportohet...

Më shumëDetails

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut
23/08/2026 - 11:42

Vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu ka sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, të cilët po e kujtojnë për përkushtimin dhe marrëdhënien e afërt...

Më shumëDetails

Babë e bir rrahen në Mitrovicë, njëri përfundon në spital

Rrahje mes tre personave në Podujevë, policia gjeti shufër druri e thikë tek ata
23/08/2026 - 11:18

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë për një rast ku janë përfshirë...

Më shumëDetails

Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
23/08/2026 - 10:51

Një vjedhje e pazakontë është regjistruar brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hyrë në një nga hapësirat e objektit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë