Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga sherri për parking te kërcënimi me armë – Policia i bie në gjurmë veturës, gjen revolen dhe zbulon telashe edhe me targat

23/08/2026 - 11:51
në Lajme
A A
Nga sherri për parking te kërcënimi me armë – Policia i bie në gjurmë veturës, gjen revolen dhe zbulon telashe edhe me targat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një mosmarrëveshje krejt e zakonshme për parkimin e një veture në Banjë të Malishevës dyshohet se ka marrë një kthesë serioze, pasi njëri prej personave të përfshirë raportohet se ka kanosur tjetrin me armë.

Por ndërhyrja e Policisë ka nxjerrë në pah edhe më shumë se kaq.

Sinjali mëson se i dyshuari në këtë rast është Faik Telaku, 70 vjeçar, ndërsa viktima B. Samadraxha, 47 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 22 gushtit, para lokalit të viktimës në fshatin Banjë të Malishevës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, mes dy burrave fillimisht ka shpërthyer një zënkë për parkimin e automjetit.

Situata më pas dyshohet se ka eskaluar, kur Telaku e ka kanosur Samadraxhën me armë zjarri.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe patrulla ka nisur veprimet për identifikimin e personit dhe automjetit të përfshirë.

Rreth orës 16:50, policët i kanë rënë në gjurmë veturës.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një revole me gaz, e cila është sekuestruar.

Por kontrolli ka sjellë edhe një telash tjetër për të dyshuarin.

Policia ka konstatuar keqpërdorim të targave të automjetit, duke vendosur që, përveç armës, të konfiskohet edhe vetura.

Telaku është shoqëruar në Stacionin Policor në Malishevë, ndërsa për rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit janë iniciuar rastet për “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari do të procedohet në procedurë të rregullt.

Nga një zënkë për parking, rasti përfundoi me armë të sekuestruar, veturë të konfiskuar dhe dy vepra penale nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik
23/08/2026 - 12:50

Aleanca ka zhvilluar një aktivitet simbolik para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, duke hedhur thëngjill para dyerve të objektit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online. Sipas...

Më shumëDetails

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës
23/08/2026 - 12:23

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë të dielën në QKUK pas lëndimeve...

Më shumëDetails

Para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun – vdes polici Altin Kryeziu

Para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun – vdes polici Altin Kryeziu
23/08/2026 - 12:07

Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili para 7 ditësh u godit nga një veturë në...

Më shumëDetails

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut
23/08/2026 - 11:42

Vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu ka sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, të cilët po e kujtojnë për përkushtimin dhe marrëdhënien e afërt...

Më shumëDetails

Babë e bir rrahen në Mitrovicë, njëri përfundon në spital

Rrahje mes tre personave në Podujevë, policia gjeti shufër druri e thikë tek ata
23/08/2026 - 11:18

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë për një rast ku janë përfshirë...

Më shumëDetails

Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
23/08/2026 - 10:51

Një vjedhje e pazakontë është regjistruar brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hyrë në një nga hapësirat e objektit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë