Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar gjendjen siç e quan ajo kaotike në shëndetësi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Krasniqi ka thënë sistemi shëndetësor është në kolaps dhe ministri hesht sepse sistemi ka dështuar e qytetarët po i detyrojnë të shkojnë në spitale private për t’i kryer këto shërbime.
Sipas saj ministria e Shëndetësisë ka dështuar të garantojë trajtim bazik për qytetarët në të gjitha repartet e shëndetësisë, ndërsa Kardiologjia Invazive po shkon drejt kaosit total.
“Si është normale që në një vend ku duhet të presësh deri një vit për një procedure intervente-koronarografi dhe kush i garanton atij shëndet për pritjen deri në 1 vit?” – shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë: