Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tash e lavdëron, dikur e kritikonte ashpër: Presidentja Osmani përgënjeshtrohet keq për Marrëveshjen e Uashingtonit

12/07/2025 - 16:20
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, Trump njeri që kryen punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 është zbatuar ka nxitur reagime të shumta në vend. Ky pretendim i shefes së shtetit është përgënjeshtruar keq nga spektri politik dhe shoqëria civile.

Ndryshimi i qëndrimit për këtë ujdi, ka bërë që Osmanit të i rikujtohet qëndrimet e saj kundër kësaj marrëveshje, e cila më 4 shtator të vitit 2020 ishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidenti Donald Trump.

Nënshkruesi i kësaj marrëveshje, ish-kryeministrit Avdullah Hoti, ka thënë se kjo është një hipokrizi e radhës nga presidentja Vjosa Osmani.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në vitin 2020 Osmani këtë marrëveshje e cilësonte si cenim të rendit kushtetues të Kosovës.

“Asgjë e re nga Osmani, vetem hipokrizi e radhës! Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”, ka shkruar Hoti, duke shtuar se Osmani dhe Kurti e kanë luftuar këtë marrëveshje.

“Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundohi ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik”, ka shkruar Hoti.

Edhe shoqëria civile e kanë përgënjeshtruar presidenten Osmani.

Drejtori i instituti KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se kjo marrëveshje nuk është zbatuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se po të ishte zbatuar kjo marrëveshje sot Kosova do kishte gazin dhe do të bëhej nyje e shpërndarjes së tij në rajon.

“Po te ishte zbatuar Marreveshja e Washingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do te behej nyje e shperndarjes se tij ne Shqiperine veriore, Mal te Zi dhe Serbi, si dhe nyje shume e rendesishme e infrastruktures rrugore dhe hekurudhore e rajonit! Mos te harrojme se ne vitin 2021, zyrtare te Qeverise se Kosoves e quanin ate gaz si “gaz rus” – dhe ate gazin qe do te shperndahej nga Greqia qe ne nje mase te konsiderueshmr do te vinte aty nga SHBA-te ne forme te lenget! Per me teper, ndoshta deri me tani edhe do te ishte ne perfundim linja hekurudhore Prishtine – Durres. Perpos kesaj do e kishim mbyllyr edhe ceshtjen e menaxhimit te ujerave ne Liqenin e Ujmanit me Serbine. Dokumentin e fisibilitetit te hartuar nga SHBA-te per kete ceshtje as qe e shqyrtoi Qeveria e Kosoves – me demek e hodhi ne shporte!”, ka shkruar ai.

Sipas Peci, moszbatimi i kësaj marrëveshjeje është gabimi më i madh i Qeverisë Kurti.

“Do te ishte mire qe te behet nje vleresim zyrtar i Zbatimit te Marreveshjes se Ëashingtonit, ose ne vertete nuk ka nevoje fare te behet, pasi nga qielli mund te shihet se ajo nuk eshte zbatuar! Mos-zbatimi i kesaj marreveshjeje eshte gabimi me i madh dhe me pasoja afatgjate gjeopolitike per Kosoven i Qeverise Kurti 2!”, ka shkruar Peci.

Duke “harruar” qëndrimin që kishte dikur, presidentja Osmani sot ka lavdëruar Marrëveshjen e Uashingtonit.

Derisa po qëndron për një vizitë në ShBA, ajo mori pjesë në një diskutimit në Institutin Hudson, ku tha se marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar.

“Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, por aty ku shoh më shumë potencial është të shkosh përtej Marrëveshjes së Uashingtonit. Përvoja jonë me administratën Trump është se ata janë veprues, ata i kryejnë gjërat, kështu që mendoj se ka potencial për të bërë gjëra të rëndësishme, jo gjëra të parëndësishme, jo gjëra të vogla. Po flas për gjëra të mëdha, gjëra që do të kontribuonin vërtet në paqen afatgjatë, jo në zgjidhje të shpejta”, ka thënë Osmani.

Çfarë kishte deklaruar Osmani për Marrëveshjen e Uashingtonit?

Në kohen kur Marrëveshje e Uashingtonit ishte nënshkruar, në 4 shtator të vitit 2021, Vjosa Osmani nuk e kishte përkrahur.

Madje, Osmani ishte shprehur kundër kësaj marrëveshje edhe pasi ishte bërë presidenti e Republikës së Kosovës.

Në adresimin e saj për fundvit, ajo kishte thënë se marrëveshja në fjalë cenonte rendit kushtetues të Kosovës.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qerit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, ka thënë presidentja Osmani.

Këtu Osmani fjalën e kishte për piken 15 të marrëveshjes, e cila kërkonte që Kosova për një vite të mos lobonte për njohje të reja. Në anën tjetër, edhe Serbia do të ndalte fushatën e saj për çnjohje ndaj Kosovës.

“Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare. Serbia do të pranojë një moratorium një vjeçar për ndalje të fushatës së saj të çnjohjes dhe do të përmbahet të kërkojë ndonjë shtet ose organizatë ndërkombëtare që të mos njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhet në pikën e 15 të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë