Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla: S’ka bllokadë për Prishtinën – LDK po fsheh dështimet me propagandë, do të mbahet mend si qeverisja më e dobët në histori të kryeqytetit

12/07/2025 - 21:48
në Lajme
A A
Sveçla: S’ka bllokadë për Prishtinën – LDK po fsheh dështimet me propagandë, do të mbahet mend si qeverisja më e dobët në histori të kryeqytetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, thotë se raporti mes komunave dhe qeverisë së Kosovës, ka qenë korrekt dhe konkret aty ku ka pas projekte.

Sveçla në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’,thotë se propaganda për gjoja sabotim ose mosmbështetje të qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj komunave është e pasasktë.

“Raporti në mes komunave dhe qeverisë së Kosovës, ka qenë korrekt dhe konkret aty ku ka pas projekte. Natyrisht këto projekte duhet të jenë të përballueshme financiarisht nga buxheti i Kosovës, ajo që është e pamohueshme dhe e pakontestueshme është fakti se tani buxheti i komunave është për së paku 40% më i lartë se në vitin 2021, kur ka filluar mandatin kjo qeverisje. Në përgjithësi mendoj se është bërë punë e mirë në raport me komunat, gjithmonë ka hapsirë dhe mundësi për më shumë ndërsa propaganda për gjoja sabotim ose mosmbështetje të qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj komunave është e pasasktë dhe mendoj që janë veprime politike që nuk u shërbejnë as atyre komunave që i bëjnë këto propaganda dhe as qytetarëve që jetojnë në këto komuna”, tha ai.

Duke iu referuar pretendimeve për favorizim të komunave që drejtohen nga VV, ai përmendi të dhënat e vitit 2024 sipas të cilave Ferizaj dhe Gjakova, të drejtuara nga parti të tjera, janë dy prej komunave me më së shumti projekte infrastrukturore të përkrahura nga qeveria. Ndërkaq, Skenderaji, Rahoveci dhe Obiliqi janë tre komunat që kanë përfituar më së shumti nga granti për performancë.

“Janë të pasakata pretendimet për gjoja favorizime të komunave që udhëhiqen nga LVV, sipas raporteve të vitit 2024, Ferizaji dhe Gjakova janë dy komunat me më së shumti projekte infrastrukturore të përkrahura nga qeveria e Kosovës. Në anën tjetër Skenderaji, Rahoveci dhe Obliqi janë tri komunat me përkrahjen më të madhe nga grandi i përformancës. Tani nëse komunat që udhëheqen nga LVV kanë një dinamikë më të lartë të punës dhe ofrojnë projekte konkrete pranë qeverisë për mbështetje financiare, mendoj se kjo nuk është favorizim mirëpo është cështje e performancës e vet komunës. Gjitha ato komuna të cilat kanë projekte të cilat financiarisht mund të përkrahen nga qeveria e Kosovës unë jam i bindur se janë përkrahur dhe kështu do të vazhdoj të jetë edhe në periudhën pasuese”, u shpreh ai.

Sa i përket situatës në Prishtinë, Sveçla theksoi se problemi nuk qëndron te qeveria, por te vonesat e komunës në miratimin e buxhetit dhe konstituimit të Kuvendit ku fajtor sipas tij për këtë bllokadë është partia e Përparim Ramës.

“Nuk bëhet fjalë për bllokadë të buxhetit të Prishtinës nga niveli qëndror, kjo është propagandë dhe dezinformatë e Përparim Ramës dhe vartësve të tij, në mënyrë që ta fshehin dështimin kolosal që ka ndodhur në kryeqytet gjatë 4 viteve të qeverisjes së tij. Problemi në këtë rast është ligjor, sic e dini komuna e Prishtinëës e ka miratuar buxhetin në dhjetor të vitit të kaluar 2 muaj pasi është miratuar buxheti i Republikës së Kosovës, tani sipas ligjit në mënyrë që ky buxhet i Prishtinës të bëhet i plotfuqishëm, duhet që të ndodh plotësim ndryshimi i buxhetit të Republikës së Kosovës, dhe kjo bëhet në Kuvend me propozim të qeverisë, si tash e dim të gjithë që Kuvendi akoma nuk është funksional dhe kjo për fajin e partisë së Përparim Ramës që po refuzojnë të votojnë për konstituimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht është e pamundur që buxheti i vonshëm i Prishtinës të inkorporohet në buxhetin shtetëror.

Sveçla theksoi se edhe pse buxheti i ri nuk është funksional, Qeveria vazhdon të ndajnë mjete për Prishtinën.

Ai i referohet raportit të fundit financiar të komunës, ku thuhet se gjatë muajit qershor, Prishtina ka shpenzuar mbi 2.2 milion euro më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, Sveçla pastaj shtron pyetjen se nëse ka bllokadë nga qeveria, nga po i merr komuna e Prishtinës këto miliona për ti shpenzuar?

“Megjithatë Prishtina vazhdon të funksionon sipas parametrave të buxhetit paraprak të vitit 2024 apo me 1/12, do të thotë qeveria cdo muaj alokon mjete për komunë e Prishtinës, kjo dëshmohet më së miri edhe në raportin e Komunës së Prishtinës për përformancën financiare gjatë muajit qershor, raport ky i publikuar para disa ditësh. Tregohet që shpenzimet e komunës së Prishtinës për qershorin e këtij viti janë për 2.2 milion apo mbi 20% më të mëdha se për qershorin e vitit 2024. Tani pyetja logjike është nëse ka bllokadë nga qeveria, ku po i merr komuna e Prishtinës këto miliona për ti shpenzuar, përgjigjja konkrete dhe e qartë është se nuk ka bllokadë por ka propagandë dhe dezinformatë të Përparim Ramës dhe subjektit të tij politik në mënyrë që fajin për dështimin e tij ta ndaj me dikë tjetër në këtë rast me qeverinë e Kosovës, ky është akti i fundit i një qeverisje në ikje, qeverisjes lokale të LDK e cila do të mbahet mend si qeveria më e dobët në histori të kryeqytetit”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë