Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK: Presidentja të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, siç e thotë neni 84 i Kushtetutës

13/07/2025 - 15:32
në Kryesore, Lajme
A A
LDK i referohet rregullores, tregon kur duhet të mbahet seanca konstituive- pushtetarëve iu kërkon dorëheqje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se përpjekja e 46-të e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit, për bllokim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka rezultuar e suksesshme.

Përmes një postimi në Facebook, Hamiti shton se Kurti ka zaptuar pushtetin, duke thënë po ashtu se presidentja Vjosa Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, siç e thotë Kushtetuta, duke cekur kështu nenin 84 të Kushtetutës të Kosovës.

“E suksesshme edhe përpjekja e 46-të e VV-së së Albin Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mbasnesër, më 15 korrik, bëhen tre muaj të bllokadës”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.

“Deputeti Albin Kurti e ka zaptuar pushtetin. Do pushtet absolut, jo ndarje të pushteteve. Ai nuk po qeveris me mbikëqyrje parlamentare, por po sundon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, siç e thotë Kushtetuta (neni 84)”.

Ja çka thotë neni 84 i Kushtetutës të Kosovës:

Neni 84 [Kompetencat e Presidentit]
Presidenti i Republikës së Kosovës:
(1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;
(2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë
Kushtetutë;
(3) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij;
(4) nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë;
(5) shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
(6) ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë
të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë
komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një
herë;
(7) nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë;
(8) propozon amendamente për këtë Kushtetutë;
(9) mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
(10) udhëheq politikën e jashtme të vendit;
(11) pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në
Republikën e Kosovës;
(12) është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;
(13) udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete;
(14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të
koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;
– 32 –
(15) emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e
Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
(16) emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit
Gjyqësor të Kosovës;
(17) emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me
propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës;
(18) emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të
Këshillit Prokurorial të Kosovës;
(19) emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;
(20) emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të
Kryeministrit;
(21) së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e
Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë;
(22) vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;
(23) mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në
kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme;
(24) vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullare të Republikës së Kosovës,
në bazë të konsultimit me Kryeministrin;
(25) emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me
propozimin e Qeverisë;
(26) emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
(27) emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili shërben
edhe si Drejtor Menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës;
(28) jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin;
(29) shpall falje individuale, në pajtim me ligjin;
(30) sё paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me
fushëveprimtarinë e tij/saj.

JU REKOMANDOJMË

Lista Srpska takon diplomatin amerikan, ankohen se serbëve në Kosovë po u cenohen të drejtat
Kryesore

Lista Srpska takon diplomatin amerikan, ankohen se serbëve në Kosovë po u cenohen të drejtat

13/07/2025 - 22:50
Krisja e parë mes koalicionit qeveritar gjerman, ja për çfarë po përplasen partia e Merz dhe ajo e Scholz
Kryesore

Krisja e parë mes koalicionit qeveritar gjerman, ja për çfarë po përplasen partia e Merz dhe ajo e Scholz

13/07/2025 - 22:36
Ymeri: Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave, kjo dëmton frymën sindikale
Kryesore

Ymeri: Albin Kurti e ka ndërtuar Lëvizjen edhe brenda Lëvizje

13/07/2025 - 22:09
Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati
Kryesore

Të suspenduar, por policëve u paguhet rrezikshmëria

13/07/2025 - 21:33
Dashuria për Kosovën – Weronika Kochan, polakja që adhuron UÇK-në
Kryesore

Dashuria për Kosovën – Weronika Kochan, polakja që adhuron UÇK-në

13/07/2025 - 21:22
Raportohet se Presidenti i Iranit ishte lënduar gjatë sulmeve izraelite
Kryesore

Raportohet se Presidenti i Iranit ishte lënduar gjatë sulmeve izraelite

13/07/2025 - 21:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    269 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 67
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë