Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15/07/2025 - 16:10
në Lajme
A A
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Rusia përpiqet të jetë faktor destabilizues në të gjithë Evropën, e se këtë rol në Ballkan e bën Serbia si dorë e zgjatur e saj.

Megjithatë, Osmani ka theksuar se në Kosovë Rusia “ka zero ndikim”.

Ajo hodhi poshtë termin “tensione” mes Kosovës dhe Serbisë, teksa arsyetoi se agresori dhe viktima nuk mund të futen në një thes.

“Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë vendin tonë, përfshirë përmes akteve të agresionit, ndërsa në mbrohemi vazhdimisht. Në historinë e ekzistencës së kombit tonë, ne asnjëherë nuk kemi pushtuar apo sulmuar, madje as edhe një centimetër të territorit të ndonjë fqinji. Ajo që kemi bërë gjithmonë dhe vazhdojmë ta bëjmë është ta mbrojmë pavarësinë tonë, ta mbrojmë integritetin tonë territorial, paqen dhe lirinë që janë fituar me shumë sakrificë”, ka thënë ajo në konferencën për media në Rigë të Letonisë, bashkë me presidentin letonez, Edgars Rinkeviç.

Osmani nga Washingtoni më 10 korrik pati thënë se presidenti amerikan ka parandaluar përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Donald Trump, sipas saj, ka përsëritur disa herë para Osmanit të njëjtën gjë. E Osmani ka thënë se bëhej fjalë për tensione të kohës së fundit.

“Nga informatat e sigurisë që i marr çdo ditë, Trumpi ka parandaluar një ndezje të mundshme së fundmi. S’po flasim për 2023-n, 2020-n, por për zhvillime shumë, shumë të vona”, pati thënë ajo.

JU REKOMANDOJMË

Aktakuzë ndaj Egzon Reshanit për kanosjen e kryeprokurorit dhe tre policëve

Aktakuzë ndaj Egzon Reshanit për kanosjen e kryeprokurorit dhe tre policëve
22/08/2026 - 12:13

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Egzon Reshani, i cili ngarkohet me veprën penale “Kanosja”. Reshani ngarkohet se më 15 prill 2026, përmes një transmetimi të...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj del me propozim: Hashim Thaçi për president

Vizita e Burns në Kosovë, Haradinaj: Nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë
22/08/2026 - 11:43

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër situatën aktuale institucionale në vend, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e bllokon funksionimin e Kuvendit...

Më shumëDetails

Kurti për aksionin në veri: Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr

Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
22/08/2026 - 11:25

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si të jashtëzakonshme punën e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas konfiskimit të...

Më shumëDetails

Krasniqi (PDK): Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit duhet të respektohen

Krasniqi (PDK): Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit duhet të respektohen
22/08/2026 - 11:20

Altin Krasniqi, nga radhët e PDK-së, ka folur nga holli i Kuvendit të Kosovës, ku PDK dhe Aleanca po qëndrojnë duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. Krasniqi tha...

Më shumëDetails

Kurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së Ibrit

22/08/2026 - 10:50

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Kurti njoftoi...

Më shumëDetails

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
22/08/2026 - 10:46

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është shtypur butoni i numërimit mbrapsht, në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes” të platformës “Liria ka Emër”. Besiana Musmurati, Altin Krasniqi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë