Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajm i mirë për liberalizimin e vizave nga Bundestagu gjerman

07/07/2022 - 13:29
në Kryesore, Lajme
A A
Lajm i mirë për liberalizimin e vizave nga Bundestagu gjerman
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bundestagu i dha dritë jeshile qeverisë gjermane të votojë pro anëtarësimit të Kroacisë në zonën e Euros.

Ligjvënësit e miratuan rezolutën përkatëse të mërkurën, 6.7. në mbrëmje, me votat e tre partive të koalicionit (socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët) si edhe të grupit më të madh parlamentar, Unioni Kristiansocial e Kristiandemokrat, CDU/CSU dhe të majtëve, Die Linke. Vetëm Alternativa për Gjermaninë (AfD) doli kundër. Pritet që Kroacia t’i bashkohet zonës së Euros, më 1 janar të vitit 2023.

Të punojmë së bashku për liberalizimin e vizave për Kosovën

Deputeti socialdemokrat, Josip Juratoviç, tha se anëtarësimi i Kroacisë në zonën e Euros shërben si sinjal jo vetëm për vendet fqinje të Kroacisë në Ballkanin Perëndimor. “Ai shërben edhe si një sinjal i fortë politik për qendrueshmërinë dhe atraktivitetitn e një monedhe të përbashkët”.

Anton Hofreiter, nga të Gjelbrit, vuri në dukje gjithashtu rëndësinë gjeostrategjike të këtij vendimi. “Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një rajon, ku vende autoritare dhe diktatura, si Rusia dhe Kina, përpiqen të kenë ndikim. Prandaj është në interes të të gjithëve që të bëjmë hapa përpara në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha deputeti ekologjist, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit të Bundestagut për çështje të Bashkimit Evropian.

Ai i bëri thirrje Kroacisë që të punojë në këtë drejtim dhe kritikoi tonet nacionaliste dhe ndërhyrjen në Bosnjë-Hercegovinë. “Ne duhet të angazhohemi bashkërisht për rajonin. Të fillojmë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të angazhohemi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të përdorim një gjuhë më të qartë kundrejt Serbisë”, tha Hofreiter.

Edhe Andreas Scheuer i Unionit Kristiansocial tha se modeli i Kroacisë është një sinjal për ato vende që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropain: “Merrni shembull nga Kroacia! Kush përmbush rregullat, kush kryen detyrat dhe reformat, nuk do të bëhet vetëm pjesë e familjes evropiane, por e të gjithës zonës së Euros Këto janë thjesht rregullat”.

Kritikë ndaj Eurozonës

Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial, ndonëse në opozitë, ishte një nga bashkautorët e rezolutës që e mbështesin anëtarësimin e Kroacisë në eurozonë. Grupi parlamentar E majta, gjithashtu e miratoi rezolutën, por nuk i kurseu kritikat për politikat monetare të Bankës Qendrore Evropiane. Gökay Akbulut tha se me anëtarësimin në eurozonë, Kroacia preferon të ketë një çati mbi kokë në një ndërtesë të rezikuar nga shëmbja. Është më mirë se të të zërë përjashta shiu i borës së tregut ndërkombëtar të kapitalit”.

Alternativa për Gjermaninë, AfD, ishte e vetmja parti që e kundështoi rezolutën. Partia është më e djathta në spektrin gjashtëpartiak të parlamentit gjerman, dhe si e tillë është skeptike ndaj euros. Norbert Kleinwächter, deputet nga kjo parti, tha se bashkimi monetar ka prishur mirëqënien e gjermanëve. “Dhe ju vazhdoni ta prishini atë, duke e futur edhe Kroacinë në eurozonë. Kroacia është Greqia e re, jo sepse manipulon statistikat, por sepse është Komisioni i BE-së ai që i zbukuron vetë këto statistika në raportin e konvergjencës.”

Më 1 janar 2023 në eurozonë

Kroacia është anëtarja më e re Bashkimit Evropian, prej 1 korrikut 2013. Në samitin më të fundit të BE-së, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane mbështetën propozimin e Komisionit të BE-së për të futur Kroacinë në eurozonë, duke filluar nga 1 janari 2023. Kroacia përpiqet prej vitesh të zëvendësojë monedhën kombëtare, Kunën, dhe të bëhet anëtarja e 20-të e eurozonës. E fundit që shpalli monedhën euro si monedhë zyrtare, më 1 janar 2015, ishte Lituani.

Të hënën edhe Parlamenti Evropian kishte miratuar një rezolutë për anëtarësimin e Kroacisë në zonën e Euros, prej datës 1 janar 2023. Sipas Komisionit të BE-së, Kroacia i ka miratuar të gjitha kriteret e nevojshme. Ndër to është borxhi publik, që duhet të jetë nën 3 përqind dhe një konvergjencë e lartë çmimesh me BE-në, si edhe stabilitet i monedhës vendëse./ DW

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë