Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka paralajmëruar se deputetët mund t’i humbin mandatet në rast se nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për afatin 30-ditor.
Baraliu në kanal10 ka thënë se Gjykata e Kushtetuese e ka caktuar afatin dhe brenda atij afati vendimet e saj janë të obliguara.
“Gjykata e ka caktuar afatin dhe brenda atij afati vendimet e saj janë të obliguara, duhet të kryhet kjo punë, nëse këta nuk e kryejnë tregon për papjekurinë e tyre dhe për mos kuptimin e rolit të tyre në Kuvend dhe mbi të gjitha ata mund t’i humbin edhe mandatet e tyre, mund të ketë edhe gjendje të jashtëzakonshme. Nëse në këto përgjigje që jep Gjykata Kushtetuese thotë që Kuvendi nuk është konstituuar, afati nuk është respektuar, nuk ekziston Kuvendi, nuk ekzistojnë deputetët”, tha Baraliu.