Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtyhet për të hënën seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, mungoi dëshmitari

18/07/2025 - 10:28
në Kryesore, Lajme
A A
Shtyhet për të hënën seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, mungoi dëshmitari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Seanca e sotme, 18 korrik, në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë u ndërpre për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti, tha se seanca do të vazhdojë të hënën pasi sot ishte paraparë të dëgjohej gjatë tërë ditës dëshmitari A2, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor. Seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë të hënën”, ka deklaruar Hoti.

Seanca e fundit është mbajtur më 13 qershor ku një polic kishte dëshmuar se si ishin sulmuar nga më shumë se 20 pozicione derisa grupi i “Banjskës” udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin e 6 dhjetorit 2024, i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve të lartpëmendur kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kurse, Gjykata e Apelit më 13 mars 2025 njoftoi se ka marrë vendim, me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilën u konfirmua aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin “Bajska”.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për të cilët është veçuar procedura penale. 

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Në Bajsnkë të Zveçanit, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, të vrarë kishin mbetur edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Milan Radoiçiq e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse
21/08/2026 - 13:59

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka reaguar pas vdekjes së disa punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës në ditët e fundit, me shqetësime për...

Më shumëDetails

Vuçiq cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
21/08/2026 - 13:51

Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 18 ose 25 tetor, deklaroi të enjten presidenti Aleksandar Vuçiq. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 ose 25...

Më shumëDetails

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

“The Independent” për Thaçin: Burrështetasi që kërkoi lirimin nga Haga
21/08/2026 - 13:32

Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe...

Më shumëDetails

Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula
21/08/2026 - 13:20

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë stomatologjike...

Më shumëDetails

Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze
21/08/2026 - 13:06

Janë bërë saktësisht një vit e dhjetë ditë nga ngjarja që kishte tronditur Gjilanin. Të dielën e 10 gushti të vitit të kaluar, në mes të ditës, në...

Më shumëDetails

Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën

Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën
21/08/2026 - 12:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pret që deri të hënën ose të martën të marrë përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lidhur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë