Sadri Ramabaja është shprehur i ekzaltuar drejt formimit të një qeverie me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn.
Ramabaja i ka quajtur “krah i SHIK’ut” disa anëtarë të PDK’së dhe LDK’së, për të cilët ka thënë se po tentojnë ta paraqesin të dështuar takimin e Kurtit me Limajn.
“Linja e SHIK-t, krahu rigjid i tij në Kuvendin e Kosovës dhe brenda partive (me theks PDK-së dhe LDK-së), edhe në minutat e fundit, po angozhohet që ta bëjë takimin Kurti-Limaj të dështuar. Madje duke trumpetuar e paragjykuar për këtë si fajtor km Albin Kurti”, ka thënë Ramabaja.
Ai ka parashikuar një marrëveshje mes Kurtit dhe Limaj, duke thënë se “Qeveria Kurti 3 po vije si produkt edhe i patriotizmit kushtetues të këtyre dy liderëve”.