Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Veteran i rrejshëm”, “politikan i luksit”, deklaratat më të rënda të Limajt ndaj Kurtit dhe VV-së ndaj Limajt

19/07/2025 - 21:39
në Lajme
A A
“Veteran i rrejshëm”, “politikan i luksit”, deklaratat më të rënda të Limajt ndaj Kurtit dhe VV-së ndaj Limajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas gjashtë muajsh ngërç në Kuvend, Limaj e Kurti janë takuar për koalicionin e mundshëm dhe kanë qenë të butë ndaj njëri-tjetrit me deklarata, mirëpo jo edhe më parë.

Albin Kurti dhe Fatmir Limaj rrallë kanë ndarë të njëjtin vizion politik dhe edhe më rrallë të njëjtin fjalor për njëri-tjetrin. Për vite me radhë, marrëdhënia e tyre ka qenë e mbushur me kritika të ndërsjella, akuza politike dhe qëndrime diametralisht të kundërta për çështjet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës.

Kurti e ka parë Limajn si përfaqësues të një politike të vjetër e të korruptuar, ndërsa Limaj e ka akuzuar Kurtin për autoritarizëm, mungesë përvoje dhe dështim në qeverisje. Por gjithçka ndryshoi pas zgjedhjeve të shkurtit 2025.

Në muajin korrik, pas gjashtë muajsh ngërç në Kuvend, Limaj e Kurti janë takuar për koalicionin e mundshëm dhe kanë qenë të butë ndaj njëri-tjetrit me deklarata, mirëpo jo edhe më parë.

Limaj e kishte krahasuar Kurtin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar si autoritar. Dhe në vitin 2019, Limaj kishte thënë se Vetëvendosja do t’i kallte institucionet nëse nuk do të kalonte pragun siç nuk e kaloi Nisma për pak vota.

“Albin Kurti po dëshiron pushtet absolut sikurse kryetari serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas Limaj pushteti absolut, do të sillte degjenerim total në shtetin e Kosovës, njësoj sikurse pushteti në Serbi. Nuk besoj kurrë në Kosovë që do ta lejonte t’i hipte atij rreziku për të lejuar një parti politike të jetë e vetëmjaftueshme për të qeverisur”, kishte thënë Limaj.

Ndërkaq kishte thënë se Kurti është veteran i rrejshëm, ani pse e ka certifikatën e veteranit të UÇK-së.

“Kurti thotë se nuk jam ushtar i UÇK-së. Fatkeqësisht ka certifikatë të veteranit të UÇK-së. Po, e ka certifikatën, por është veteran i rrejshëm. Ne e njohim veprimtarinë e Kurtit, ai ka qenë përkthyes i Adem Demaçit”, kishte thënë Limaj para tetë muajve në emisionin “Paradoks” me gazetarin Vehbi Kajtazi.

“Pas Rambujesë e ka pasur mundësinë që të rreshtohet brenda radhëve të UÇK-së sepse Kurti ka udhëtuar në zonat e luftës. Kam pasur takim me të. Tri herë ka qenë te ne, hera e fundit ka qenë pas marrëveshjes së Rambujesë. Si ka qenë ushtar, hajt tregom si ka qenë ushtar i UÇK-së? Si është veteran i UÇK-së? Gjema një uniformë të Kurtit që është vesh?”, kishte pyetur Limaj gjatë këtij emisioni.

Dy vjet më parë, Limaj po merrte pjesë në një protestë të veteranëve të Luftës, kur kishte deklaruar se pushteti i Kurtit për dy vjet qeverisje kishte shkatërruar 20 vjet punë të shtetit të Kosovës.

“Këta njerëz jo që nuk bëjnë asnjë përpjekje për të sqaruar opinionin, për të kërkuar falje, për të bashkuar opinionin, por përkundrazi këta kanë filluar e kanë ndarë këtë shoqëri, e kanë copëtuar, me një fjalë parulla e tyre që ‘ata e kanë shkatërruar vendin për 20 vjet’, ju jeni dëshmitarë duke u shkatërruar të arriturat 20-vjeçare për dy vjet. Ja shkatërruesit e vendit, lirisë, demokracisë, shtetit, e gjithë çfarë është arritur në këto 20 vjet, këta për dy vjet janë duke e shkatërruar”, tha Limaj.

As Vetëvendosje nuk ia ka lënë keq me akuza dhe kritika ndaj Limajt. Partia e Kurtit vazhdimisht e ka lidhur Limajn me korrupsionin deri në ardhjen në pushtet të kësaj partie.

Një prej deklaratave më të rënda ishte ajo e Avni Zogianit kur e lidhi Limajn me dështimin e tij politik, luksin e jetën e errët.

“Ai ishte një patriot, patriotizmi i të cilit u zëvendësua nga praktika tipike lindore të politikanëve. Luks, afera, jetë e errët me një fjalë”, kishte thenë Zogiani.

“Kam vënë re se Limaj është eksponenti opozitar mbase më i helmuari me urrejtje kundër Kryeministrit dhe VV-së. Gjuha e tij kap ekstremet më të skajshme të urrejtjes, e pardje kapi një nga këto amplituda kur tha, ta heqim këtë helm! Shumë komentues e definojnë këtë thjesht si një frustrim që vie nga “pamundësia për të vjedhur””, kishte thenë ai.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë