Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Mjegull’ interpretimesh e një Aktgjykim i ‘pamjaftueshëm’ – Një javë larg fundit të 30-ditëshit, Osmani paralajmëron veprime

19/07/2025 - 23:12
në Lajme
A A
‘Mjegull’ interpretimesh e një Aktgjykim i ‘pamjaftueshëm’ – Një javë larg fundit të 30-ditëshit, Osmani paralajmëron veprime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pesë muaj pas zgjedhjeve Kosova gjendet në një krizë të thellë politike. Qytetarët e vendit nuk kanë ende institucionet e reja, edhe pse zgjedhjet janë mbajtur me 9 shkurt. Këta të fundit gjatë kësaj kohe, por veçanërisht javët e fundit përveç ngërçit politik për shkak të qëndrimeve të ngurta të partive politike, kanë parë edhe një ‘mjegull’ interpretimesh mbi atë se kush ka të drejtë në atë që ata argumentojnë.

VV-ja si partia që doli e para në zgjedhjet e fillimvitit, nominoi kandidatin për të parin e Kuvendit – Albulena Haxhiun.

Qysh në fillim, ky emër u prit me kundërshtime të ashpra. Këta zëra, kërkuan nga VV-ja që të ndryshonte kandidaten, e duke dhënë ‘dritën e gjelbër’ për kandidatët e tjerë. Megjithatë, edhe pse partitë që njihen si opozita ishin të qartë, VV-ja ngulmoi me Haxhiun, për të vazhduar insistimin deri më sot.

Për shkak të dështimit që të sigurojë votat për Haxhiun, VV-ja e Kurtit vuri në propozim, por edhe në praktikë komisionin për votim të fshehtë. Edhe ky si propozimi i emrit të Haxhiut, u kundërshtua. Porse ky propozim i fundit, veç sa thelloi edhe më shumë dallimet në qëndrime.

Çka ndodhi pas kësaj?

Partitë e ish-opozitës s’u mjaftuan vetëm me kundërshtim zëri tek çështja e komisionit. Ata, në bashkëpunim të prirë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për sqarime rreth komisionit.

“Raporti është hartuar nga ekspertë të AAK-së dhe kërkuam që kjo çështje të trajtohet me prioritet. Konsiderojmë se është shkelje ligjore. Po zhvleftësohet edhe Kuvendi dhe konsiderojmë që po shkelet edhe Kushtetuta. I lutëm akterët që ta trajtojnë me prioritet, ndoshta edhe me masë të përkohshme që të ndalohet mbajtja e seancave derisa Gjykata ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një Vendim”, kishte thënë deputetja Kadrijaj para mediave në rastin e dorëzimit të lëndës në Kushtetuese.

Nga data 12 maj kur u dorëzua kjo lëndë, gjykatës iu deshën më shumë se një muaj për të kthyer përgjigje. E ata e bënë me 26 qershor.

Në një aktgjykim me disa komente, Kushtetuesja për dallim nga ajo çfarë ishte pritur, përsëri la hapësirë për interpretime. VV-ja vazhdoi të proklamonte qëndrimin e saj se komisioni lejohej, përderisa partitë e tjera thanë se Kushtetuesja e shprehej qartë se propozimi i VV-së për komision për votim të fshehtë ishte shkelje, dhe i njëjti s’lejohej.

Megjithatë, Kushtetuesja tha diçka tjetër për të cilën s’kishte interpretime, por vetëm pajtime. Ishte deklarimi se Kuvendi duhej të formohej brenda 30 ditëve, do të thotë, deri me 26 korrik.

Lëndët e reja

Pasi që doli aktgjykimi, dhe dallimet në qëndrime s’u shuan, përderisa VV-ja nëpërmjet kryesuesit të seancës Avni Dehari, vazhdoi me komisionin për votim të fshehtë, ish-opozita iu drejtua sërish Gjykatës.

Së pari ishte Partia Demokratike e Kosovës, ajo që iu drejtua Kushtetueses pak ditë pas aktgjykimit të kësaj të fundit.

I pari i kësaj partie, Memli Krasniqi tha se kishin ndodhur tri shkelje në tri seanca.

“Pasi kanë ndodhur tri shkelje në tri seanca me radhë, në kundërshtim me aktgjykimin e Kushtetueses, sot, gjatë ditës PDK do të dorëzojë në Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë se do ta trajtojmë me urgjencën e nevojshme, meqenëse tashmë i kemi vetëm 23 ditë në përmbyllje të afatit të Kushtetueses”, tha Krasniqi.

Nga PDK-ja u kërkua vlerësimi i kushtetutshmërisë së veprime si; Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; Hedhjen në votim të këtij Komisioni; Vetë votimin e Komisionit; Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.

Pas PDK-së, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, iu drejtua Kushtetueses.

Nga kjo parti, gjykatës iu kërkua që t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së së Kuvendit në lidhje me vazhdimin e seancës, pas një aktgjykimi nga gjykata. Nga kjo parti besohet se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë”.

Deputeti Shkëmb Manaj kishe deklaruar se kryesuesi i seancës konstitutive duhet ta drejtojë seancën në përputhje me rendin e ditës.

“Nuk ka vullnet politik që mund ta ndryshojë rendin e ditës së seancës konstituive sepse kjo është e përcaktuar me rregulloren e punës së Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se ky akt i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë”, tha Manaj.

Të dy këto lëndë të dorëzuara pas aktgjykimit, janë duke pritur ende komentet e Kushtetueses.

Paralajmërimet për kërkesa të reja

Pos lëndëve të përmendura më lartë, ka pasur paralajmërime edhe për lëndë të reja që do të dorëzohen në këtë Gjykatës.

Ka qenë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ajo që ka paralajmëruar një gjë të tillë. Kjo e fundit në një koment të mëhershëm kishte paralajmëruar pasoja juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditësh, porse duhet të sqarohet se cilat janë ato.

‘‘Ajo çka e kam përmendur është që kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, do të thotë se moskryerja e detyrimit nuk ec pa pasoja – do të ketë pasoja juridike. Nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë: mirë, pas 30-ditësh vazhdoni njësoj. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë. Unë planifikoj, në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt, që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim, lidhur me atë se çka pas 30 ditësh. Sepse dua të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh”, kishte thënë ajo.

Ndërsa në një koment të fundit, dhënë këto ditë, ajo ka bërë të ditur se është duke u përgatitur lënda për Kushtetuese, dhe se, e njëjta do të dërgohet në fillim të javës tjetër nëse nuk konstituohet kuvendi.

“Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese, e nëse edhe gjatë vikendit nuk ka institucione, në fillim të javës do e dërgojmë në Kushtetuese për sqarime por nuk mund të paragjykojmë se sa kohë mund t’i duhet Gjykatës e që mund të futemi në një krizë që nuk kemi qenë më herët”, ka thënë ajo gjatë një konference.

Lëndë e re është paralajmëruar edhe nga VV-ja. Më saktësisht ka qenë Haxhiu ajo që ka paralajmëruar një lëndë ndaj Gjykatës Supreme, pasi që kjo e fundit ka thënë se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese, duke nxitur kundërshtim të ashpër nga Qeveria në detyrë.

“Në cilën faqe shkruan vendimi i Supremes që ne duhet t’i lirojmë. Unë nuk jam deklaruar për këtë, por për mua ka qenë një aktgjykim i habitshëm, por meqë po më pyesni për mua ka qenë një aktgjykim i habitshëm sepse së pari i ka tejkaluar kompetencat që ka, ka hyrë në kompetencat e Kushtetueses, ne do ta ankimojmë vendimin e Supremes sepse e kemi të drejtën e dërgimit në Gjykatë Kushtetuese, prandaj do t’i mbetet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë vlerësimin për këtë”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, më të hapur për zgjidhjen e krizës, dhe më të afërt mes vete kanë qenë LVV dhe NISMA. Madje liderët e këtyre dy partive sot kanë zhvilluar një takim tjetër ku është diskutuar zhbllokimi i situatës.

Megjithatë, as nga ky takim nuk duket se ka pasur marrëveshje. Përderisa kujtojmë se Fatmir Limaj, lideri i NISMA-s kërkon pozitën e të parti të parlamentit, porse një gjë të tillë, Kurti s’ka qenë i gatshëm t’ia pranoj.

Vazhdimi i seancës do të bëhet pasnesër, ndërsa fundi i afatit 30 ditor është të shtunën tjetër. Se a mund të ketë krijim institucionesh, apo edhe pasoja juridike për mos formimin e tyre, duhet vetëm të pritet, duke pasur parasysh ‘mjegullën’ e interpretimeve.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë