Një person ka gjuajtur me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Gjilan.
Atij i është konfiskuar një armë me një karikator dhe 7 fishekë e 2 gëzhoja.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Malishevë e epërme, Gjilan 19.07.2025-22:53. Raportohet se i dyshuari m/k gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari konfiskuar armën e zjarri Ekol Special me një karikator dhe 7 fishek dhe dy gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregull.”