Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani: Nëse vazhdohet kështu, Kosova kolapson më 4 prill 2026, s’ka as kush t’i shpallë zgjedhjet

20/07/2025 - 15:48
në Kryesore, Lajme
A A
Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka paralajmëruar një “skenar të errët” që sipas tij “mund t’i ndodh Kosovës”.

“ALARM I HERSHËM: Nëse vazhdohet njëjtë, Kosova kolapson më 4 prill 2026!”, shkruan ai në titullin e një skenari ku shpjegon se çfaë mund të sjellë sipas tij bllokimi i institucioneve deri atëherë.

“Çka ndodh nëse deri në prill 2026 nuk konstituohet Kuvendi? Kriza më e thellë e parë ndonjëherë, me shumë të panjohura rreth mundësive për të dalë nga ajo! Në të vërtetë, kolaps”, shkruan ai.

Ramadani renditi 6 pasojat e një bllokade më të madhe institucionale që do të rezultonte me arritjen e pikës ku “aksush nuk mund t’i shpallë zgjedhjet parlamentare”.

Postimi i Burim Ramadanit:

ALARM I HERSHËM: Nëse vazhdohet njëjtë, Kosova kolapson më 4 prill 2026!

Sqarim hyrës: Ky është skenari më i keq që mund të vijë si pasojë e bllokimit të institucioneve deri më 4 prill 2026! Vetëm vullneti politik për kompromis e shmang kolapsin, por për këtë duhet zhdukur fjalinë “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!”

Burim Ramadani

Kolapsimi i Kosovës është rreziku që na pret nga 4 prilli 2026. Po e rrezikojnë këta me mendësinë e etabluar si “o unë të mbetem në pushtet, o askush tjetër!”. Këta që gati në secilën ditë – me qëllim që duket të jetë i planifikuar – na thonë: “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!”.

Çka ndodh nëse deri në prill 2026 nuk konstituohet Kuvendi?

Kriza më e thellë e parë ndonjëherë, me shumë të panjohura rreth mundësive për të dalë nga ajo! Në të vërtetë, kolaps.

Si mund ta arrijnë këtë? Qartësisht, duke mbajtur të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pra, duke mos zgjedhur Kryetarin e Kuvendit deri më 4 prill 2026. Atëherë, Kosova nuk ka asnjë institucion që mund të merr vendime, madje edhe për të tejkaluar bllokadën. Si pasojë, vendi praktikisht kolapson.

Më 4 prill 2026, Presidentja aktuale përfundon mandatin, pasi që është betuar më 4 prill 2021, pra kjo është e pandryshueshme.

Sipas skenarit më të keq, kjo është rrjedha:

1. Kuvendi i Kosovës është ende i bllokuar, sepse partia që e ka për obligim të bëjë shumicën parlamentare nuk ka dashur dhe/ose nuk ka arritur ta bëjë këtë;

2. Rrjedhimisht, nuk ka Ushtrues të Detyrës së Presidentit, sepse as Kryetari dhe as nënkryetarët e Kuvendit nuk janë zgjedhur;

3. Kuvendi i pakonstituuar nuk mund të miratojë Buxhetin për vitin 2026 dhe, sipas legjislacionit në fuqi, dy herë nga 1/12-ta e Buxhetit 2025 është tejkaluar;

4. Punonjësit e shtetit, pra shërbyesit civilë e profesionalë, nuk mund të marrin pagat e veta, sepse – siç është qartësuar nga Gjykata Supreme – deputetët që po dalin edhe më tutje në zyret e Ministrave nuk mund të marrin vendime të reja ekzekutive;

5. Një numër i madh i institucioneve dhe agjencive që udhëheqen edhe tash nga të emëruar Ushtrues Detyre do të kolapsojnë në vendimmarrje, sepse është qartësisht anti-ligjore cilido vendim që marrin pasi të kenë kaluar 6 muaj si U.D;

6. Asnjë pagesë për punët në mirëmbajtje apo investime kapitale nuk mund të bëhet, sepse kjo tejkalon kompetencat ligjore të atyre që do të duhej të bënin pagesat.

Pra, nuk ka asnjë autoritet – përfshirë këtu “Qeverinë në Detyrë” që mund të merr vendime të reja.

Ekziston një keq-kuptim i përgjithshëm në opinionin publik (madje në nivele të larta të përgjegjësive!) se në raste të këtilla, kompetencat për udhëheqjen e shtetit përkohësisht i barten Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky është veç një keqkuptim elementar, sepse askund, bash askund në Kushtetutë e në ligje të Kosovës kjo nuk është e paraparë. Rrjedhimisht, nuk ka asnjë mundësi të ndodh. Ka shtete të ndryshme nëpër botë që e parashohin një mundësi të tillë, por kjo nuk është Kosova.

Aksush nuk mund t’i shpallë zgjedhjet parlamentare!

Në një skenar të këtillë, kur Kuvendi nuk konstituohet deri më 4 prill 2026, pra nuk ka as Kryetar dhe as Nënkryetarë të Kuvendit dhe Presidentes aktuale i mbaron mandati, Kosova nuk mund as t’i shpallë zgjedhjet e parakohshe parlamentare.

Sepse, nuk ekziston një autoritet kushtetues që ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të shpallur zgjedhjet. Këtë kompetencë me Kushtetutë e ka vetëm Presidenti i Kosovës dhe në mungesë të tij/saj këtë e ka U.D Presidenti. Por, kur nuk ka as U.D President, kjo paraqet vakuum të thellë kushtetues e institucional.

Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon qartësisht se si mund të zgjidhet situata e bllokimit insitucional në rast të mungesës së të gjitha këtyre funksioneve njëkohësisht. Në një situatë të tillë, nuk ka asnjë autoritet kushtetues të autorizuar për të shpallur zgjedhjet dhe kjo nënkupton mosfunksionim total të të gjitha institucioneve shtetërore.

Sërish, kompromis politik: për Kuvend dhe për Qeveri që harton Buxhetin!

Në një skenar të këtillë, e vetmja formë normale – nëse mund të quhet kështu pas kolapsit qoftë edhe veç 1 ditor – është kompromisi politik midis partive politike.

Nëse këtë e përkthejmë në termat e zhvillimeve të sotme politike, sërish e vetmja formë për të tejkaluar kolapsin është arritja e shumicës prej 61 deputetëve që votojnë për Kryetar Kuvendi, që po atë ditë do të bëhej edhe U.D i Presidentit. Në bindjen time, kjo do të thoshte të ndrrohet emri i kandidatit dhe të propozohet dikush që merr këtë shumicë parlamentare. Pra, diçka që është dashur të ndodh tash e rreth 4 muaj!

Por, pas një kolapsi që rrezikohet (qoftë edhe 1 ditor), më nuk bëhet fjalë vetëm për kompromis që Kuvendi të konstituohet dhe menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Jo.

Një Qeveri e shpejt do të ishte obligim për Kuvendin e “pas-kolapsit”. Sepse, shteti në prill 2026 është pa Buxhet. Dhe, një projekt-buxhet mund ta përgatit dhe paraqes vetëm Qeveria, jo Kuvendi. Ligji për Buxhetin nuk është sikurse iniciativat tjera ligjore që mund të ndërmarrin deputetët.

Dhe, pastaj, detyra e parë e Kuvendit do të ishte të zgjedh shpejt e shpejt një Qeveri që do të ishte në gjendje të propozonte menjëherë një Buxhet për muajt e mbetur të vitit 2026.

“Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament” është formula për kolapsimin e Kosovës

Përfundimisht, ky shkrim është skenari më i errët që mund t’i ndodh Kosovës. Formula që çon në këtë kolaps është fjalia (që po më duket se nuk është e paplanifikuar!) se “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!”.

Ky alarmim edhe mund të jetë i parakohshëm. Por, fatkeqësisht, këta të mendësisë uzurpuese “o ne të mbetemi në pushtet, o askush tjetër!” nuk lënë fort hapësirë për të menduar për skenaret pozitive e zhvillimore.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë