Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritje shqetësuese e rasteve me kancer në Kosovë: Çdo vit 5% më shumë të prekur, sfidat me trajtimin po thellohen

20/07/2025 - 17:46
në Kryesore, Lajme
A A
Rritje shqetësuese e rasteve me kancer në Kosovë: Çdo vit 5% më shumë të prekur, sfidat me trajtimin po thellohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm shqetësues prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi.

Ai tregon se ky trend është pasojë e disa faktorëve të kombinuar, përfshirë ndotjen e ajrit, duhanpirjen, dietat e paekuilibruara dhe mungesën e aktivitetit fizik. Një tjetër element është ndërgjegjësimi më i madh i qytetarëve për kontrolle mjekësore, i cili ka ndikuar në rritjen e numrit të diagnozave.

Sipas regjistrit klinik të Klinikës së Onkologjisë, nga janari deri në fillim të korrikut 2025 janë regjistruar rreth 1.070 raste të reja me kancer.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë një trend pothuajse të pandërprerë të rritjes së rasteve gjatë dekadës së fundit.

Drejtori Kurtishi thekson se shumë raste vijojnë të zbulohen në faza të avancuara të sëmundjes, çka e vështirëson trajtimin. Ai përmend si faktorë shtesë infeksionet virale, përdorimin e kontraceptivëve dhe jetesën sedentare.

Ndër organet më të prekura nga tumoret malinje janë ato të sistemit tretës – si zorra e trashë dhe stomaku – por edhe gjiri dhe organet gjenitale.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar 3.644 raste të reja me sëmundje malinje.
Llojet më të përhapura ishin:

Kanceri i gjirit – 640 raste (17.6%)

Kanceret e tjera të lëkurës – 587 raste (13.8%)

Kanceri i mushkërive dhe bronkeve – 312 raste (8.6%)

Kanceri i zorrës së trashë – 193 raste (5.3%)

Prej këtyre, 51.8% ishin gra dhe 48.2% burra, ndërsa grup-mosha më e prekur ishte ajo mbi 60 vjeç.

Prevalenca për vitin 2024 arriti në 288.3 raste për 100 mijë banorë, ndërsa incidenca (raste të reja) ishte 227.4 për 100 mijë banorë.

IKSHPK e lidh këtë rritje me faktorë të ngjashëm si në vendet e tjera: ndryshimet demografike, ndotja mjedisore, stili i jetesës, përmirësimi i diagnostikimit dhe raportimit, si dhe mungesa e programeve të strukturuara për parandalim dhe zbulim të hershëm.

Në pesë vitet e fundit, numri i pacientëve që trajtohen në QKUK është shtuar dukshëm, por kapacitetet nuk po arrijnë të përballojnë fluksin në rritje.

Aktualisht, Klinika e Onkologjisë ka në dispozicion vetëm 110 shtretër për pacientët që marrin kimioterapi. Trajtimi shpesh ofrohet në salla të improvizuara, ndërsa pritjet e gjata, mungesa e mjekëve dhe deficiti i barnave janë sfida të vazhdueshme.

Stafi mjekësor ka ngritur vazhdimisht zërin për më shumë investime, por edhe pse disa janë bërë, ato nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm kushtet apo për të zbutur fluksin në rritje.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar vitin e kaluar, 1 në 5 persona zhvillon kancer gjatë jetës, ndërsa 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

Kurtishi apelon për kontrolle të rregullta dhe diagnostikim sa më të hershëm, duke theksuar se kjo është mënyra më efikase për të rritur gjasat e trajtimit të suksesshëm. /REL

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë