Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Totaj: Apeli do të ngufatet nga lëndët e kontratave kolektive

24/07/2025 - 13:17
në Lajme
A A
Totaj: Apeli do të ngufatet nga lëndët e kontratave kolektive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit, gjatë mbledhjes së 350-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). ka thënë se në një fazë të caktuar, gjykata të cilën ai e udhëheq do të ngufatet nga lëndët prej kontratave kolektive.

Veç kësaj, ai shtoi se si rrjedhojë e numrit të madh të këtyre lëndëve, do të ketë rënie të efikasitetit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ato landë kur kanë ardhë në gjykatën e shkallës së parë, normalisht që është ditë që kanë me përfundu në gjykatë të shkallës së dytë dhe me një fazë të caktuar ne kemi qenë të ngufatur prej këtyre lëndëve dhe ka me ra efikasiteti sepse gjyqtarët nuk kanë me ditë a me trajtu lëndë nga kontratat kolektive apo lëndë sipas strategjive, apo lëndë përmbarimore, apo lëndë që iu themi ne apo që iu thonë ata dhe normalisht ky rezultat e bjen edhe shkallën e efikasitetit të Departamentit Civil, përkatësisht Divizionit Civil në 40%”, tha Totaj.

Totaj e tha këtë gjatë shqyrtimit të raportit të jashtëzakonshëm lidhur me gjendjen në Gjykatën e Apelit, për administrimin, efikasitetin dhe rekomandimet për adresimin e të gjeturave nga raporti.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se raporti është mbështetur kryesisht nga të gjeturat nga Sistemi për Menaxhimin e Lëndëve në sistemin gjyqësor, por edhe nga komunikimet dhe diskutimet që janë bërë me Gjykatën e Apelit për çështje që kanë qenë objekt shqyrtimi në atë raport.

“Raporti ka ardhë ekskluzivisht edhe me e sqaru për publikun nga shkaku se në periudhën janar-qershor ka pasur një trend të jashtëzakonshëm të rritjes së lëndëve në Gjykatën e Apelit, sidomos në Divizionin Civil dhe njëkkohëshisht edhe për nevojën e vlerësimeve për mënyrën se si po administrohet gjykata dhe për veprimet që mund të ndërmarrë edhe Gjykata, por edhe KGJK-ja për të rritë shkallën e efikasitetit në këtë Gjykatë”, tha Zogaj.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi tha se kanë bërë një krahasim të pozitave dhe gjendjes aktuale që është në Gjykatën e Apelit dhe kryesisht sa i përket pozitave të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë. Tha se kanë bërë një krahasim me pozitat që kanë qenë në 2020-ën dhe tani që janë në korrik të 2025-ës.

“Gjithsej pozita të aprovuara në atë kohë në vitin 2020 kanë qenë 48 pozita, ndërkohë që janë shtu edhe katër pozita për gjyqtarë dhe në total përbërja ka qenë 52. Në fillim të vitit 2021 është rritë numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit me vendim të KGJK-së dhe numri i pozitave të aprovuara shkon në gjithsej në 60 pozita ku Divizioni i Apelit në Mitrovicë i ka pas të aprovuara shtatë pozita prej të cilave pesë për gjyqtarë të komunitetit serb dhe dy për shqiptarë. Rrjedhimisht, Gjykata e Apelit pa divizion kishte 53 pozita, ndërsa sot Gjykata e Apelit ka 55 gjyqtarë aktual dhe dy pozita përfshihen për Departamentin Special që në tërësi është 57”, tha Maliqi.

Maliqi tha se përkundër aprovimeve të mëhershme, KGJK-ja ka marrë vendim edhe për lirimin e pozitave shtesë në Gjykatën e Apelit pas dorëheqjes së gjyqtarëve të komunitetit serb.

Ai shtoi se i përket gjendjes më bashkëpunëtorët profesional, në total janë të aprovuara 49 pozita dhe të plotësuara janë 48. Maliqi gjithashtu tha se sa i përket këtij aspekti, ka një rritje prej 182% në krahasim me vitin 2021.

Sipas tij, nga 1 korriku 2025 KGJK-ja ka lejuar edhe shtatë pozita shtesë për bashkëpunëtorë profesional të rekrutuar në Gjykata tjera, por që do të punojnë deri më 1 tetor në atë të Apelit.

Maliqi tregoi se raporti ka edhe rekomandime për Gjykatën e Apelit të cilat i lexoi gjatë mbledhjes së sotme të KGJK-së.

Ai tha se Gjykata e Apelit është rekomanduar të shikojë dhe optimizojë shpërndarjen e burimeve njerëzore me qëllim që rritja e stafit në veçanti bashkëpunëtorëve profesional të reflektohet në përmirëismin e efikasitetit dhe cilësisë së trajtimit të lëndëve, duke siguruar që burimet njerëzore të orientohen aty ku ka ngarkesë më të madhe.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, tha se Gjykata e Apelit është rekomanduar që të kryejë edhe vlerësim të ndikimit të rritjes së pozitave- kryesisht të bashkëpunëtorëve profesional dhe shpërndarjen efektive në detyra në përputhje me strategjitë dhe planet e Gjykatës dhe KGJK-së.

Maliqi tha se Gjykata është rekomanduar që ta marrë në konsideratë zbatimin e planeve strategjike dhe prioriteteve të çështjeve urgjente.

Pas zbatimit të rekomandimeve, Maliqi tha se Gjykata duhet ta prezantojë planin e veprimit lidhur me caktimin dhe organizimin e stafit në gjykatë, i cili duhet të dorëzohet deri më 15 shtator 2025.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj tha se i kanë vërejtjet e tyre për këtë raport, duke shtuar se gjendja reale se çfarë ka ndodhur në këtë gjykatë mund të dihet saktë vetëm në fund të vitit.

“E keni cek rritjen e numrit të gjyqtarëve nga viti 2021, por edhe rritjen e numrit të stafit. Tek rritja e gjyqtarëve del 19%, kurse rritja e bashkëpunëtorëve profesional është 182%, që lë një përshtypje sikur jashtëzakonisht përkrahje e madhe dhe ndryshim pozitiv. Por, te numri i përgjithshëm nëse e shikoni pak ma nalt e shihni se nga 130 pozita sa kanë qenë në viti 2021, rritja është 153 pozita që do të thotë prej viti 2021 deri në vitin 2025 aktualisht që po flasim pa i përfshi këta të korrikut se ata nuk janë pjesë dhe nuk do të duhej të përmendeshin fare në raport, janë 23 pozita shtesë. E kuptoj që ka lëvizje të bashkëpunëtorëve profesional, ardhje por ka edhe dalje. Nuk janë cek”, tha Totaj.

Totaj u shpreh se ka mosplotësim edhe të vendeve të caktuara të pozitave në gjykatë, duke marrë shembull ato pozita ku zyrtarët kanë shkuar në pension. Tha se në tërë këtë 4-vjeçar janë 23 pozita e që për ta kthyer në statistikë, sipas tij i bie diku 17% lëvizje.

Kryetari i Apelit tha se këtë numër duhej ta përshtatnin me numrin e lëndëve të ardhura në mënyrë që të ofrohej një pasqyrë me të qartë, pasi sipas tij idea për me u përpilu ky raport ka të bëjë me lëndë të domenit civil-kontestimore që burojnë kryesisht nga kontratat kolektive.

Sipas Totajt, është dashur të shikohet se kjo rritje 17% e stafit a korrespondon me rritjen prej 115 % të lëndëve që nga viti 2021. Ai tha që ka përkrahje nga KGJK-ja sa i përket stafit, por shtoi se ka joproporcion me numrin e lëndëve.

Kurse, Zogaj tha se nga viti 2021 deri në vitin 2025, KGJK-ja nga Qeveria ka marrë gjithsej 50 bashkëpunëtorë profesional. Ai tha se prej këtyre bashkëpunëtorëve, 31 i janë dhënë Gjykatës së Apelit.

Në këtë, mbledhje unanimisht u mor vendim që Gjykata e Apelit pas zbatimit të rekomandimeve, të prezantojë plan të veprimit lidhur me caktimin dhe organizimin e stafit në gjykatë, i cili duhet t’i dorëzohet KGJK-së deri më 15 shtator 2025.

Sipas agjendës, KGJK-ja në këtë mbledhje me dyer të mbyllura ka shqyrtuar edhe raportin mbi faktet dhe provat e mbledhura dhe marrëveshjes vullnetare për shkeljen e supozuar në rastin disiplinor: Nr.AD/KGJK/07/2024/GJTHGJL-AD/GJTHGJL.nr.9/2024 dhe AD.GJTH.GJL.nr.7/2025.

JU REKOMANDOJMË

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30
Policia sekuestron dy armë zjarri në një aheng familjar në Rahovec
Lajme

Të shtëna me armë në një aheng në Gjilan

03/08/2025 - 09:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë