Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Totaj: Apeli do të ngufatet nga lëndët e kontratave kolektive

24/07/2025 - 13:17
në Lajme
A A
Totaj: Apeli do të ngufatet nga lëndët e kontratave kolektive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit, gjatë mbledhjes së 350-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). ka thënë se në një fazë të caktuar, gjykata të cilën ai e udhëheq do të ngufatet nga lëndët prej kontratave kolektive.

Veç kësaj, ai shtoi se si rrjedhojë e numrit të madh të këtyre lëndëve, do të ketë rënie të efikasitetit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ato landë kur kanë ardhë në gjykatën e shkallës së parë, normalisht që është ditë që kanë me përfundu në gjykatë të shkallës së dytë dhe me një fazë të caktuar ne kemi qenë të ngufatur prej këtyre lëndëve dhe ka me ra efikasiteti sepse gjyqtarët nuk kanë me ditë a me trajtu lëndë nga kontratat kolektive apo lëndë sipas strategjive, apo lëndë përmbarimore, apo lëndë që iu themi ne apo që iu thonë ata dhe normalisht ky rezultat e bjen edhe shkallën e efikasitetit të Departamentit Civil, përkatësisht Divizionit Civil në 40%”, tha Totaj.

Totaj e tha këtë gjatë shqyrtimit të raportit të jashtëzakonshëm lidhur me gjendjen në Gjykatën e Apelit, për administrimin, efikasitetin dhe rekomandimet për adresimin e të gjeturave nga raporti.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se raporti është mbështetur kryesisht nga të gjeturat nga Sistemi për Menaxhimin e Lëndëve në sistemin gjyqësor, por edhe nga komunikimet dhe diskutimet që janë bërë me Gjykatën e Apelit për çështje që kanë qenë objekt shqyrtimi në atë raport.

“Raporti ka ardhë ekskluzivisht edhe me e sqaru për publikun nga shkaku se në periudhën janar-qershor ka pasur një trend të jashtëzakonshëm të rritjes së lëndëve në Gjykatën e Apelit, sidomos në Divizionin Civil dhe njëkkohëshisht edhe për nevojën e vlerësimeve për mënyrën se si po administrohet gjykata dhe për veprimet që mund të ndërmarrë edhe Gjykata, por edhe KGJK-ja për të rritë shkallën e efikasitetit në këtë Gjykatë”, tha Zogaj.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi tha se kanë bërë një krahasim të pozitave dhe gjendjes aktuale që është në Gjykatën e Apelit dhe kryesisht sa i përket pozitave të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë. Tha se kanë bërë një krahasim me pozitat që kanë qenë në 2020-ën dhe tani që janë në korrik të 2025-ës.

“Gjithsej pozita të aprovuara në atë kohë në vitin 2020 kanë qenë 48 pozita, ndërkohë që janë shtu edhe katër pozita për gjyqtarë dhe në total përbërja ka qenë 52. Në fillim të vitit 2021 është rritë numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit me vendim të KGJK-së dhe numri i pozitave të aprovuara shkon në gjithsej në 60 pozita ku Divizioni i Apelit në Mitrovicë i ka pas të aprovuara shtatë pozita prej të cilave pesë për gjyqtarë të komunitetit serb dhe dy për shqiptarë. Rrjedhimisht, Gjykata e Apelit pa divizion kishte 53 pozita, ndërsa sot Gjykata e Apelit ka 55 gjyqtarë aktual dhe dy pozita përfshihen për Departamentin Special që në tërësi është 57”, tha Maliqi.

Maliqi tha se përkundër aprovimeve të mëhershme, KGJK-ja ka marrë vendim edhe për lirimin e pozitave shtesë në Gjykatën e Apelit pas dorëheqjes së gjyqtarëve të komunitetit serb.

Ai shtoi se i përket gjendjes më bashkëpunëtorët profesional, në total janë të aprovuara 49 pozita dhe të plotësuara janë 48. Maliqi gjithashtu tha se sa i përket këtij aspekti, ka një rritje prej 182% në krahasim me vitin 2021.

Sipas tij, nga 1 korriku 2025 KGJK-ja ka lejuar edhe shtatë pozita shtesë për bashkëpunëtorë profesional të rekrutuar në Gjykata tjera, por që do të punojnë deri më 1 tetor në atë të Apelit.

Maliqi tregoi se raporti ka edhe rekomandime për Gjykatën e Apelit të cilat i lexoi gjatë mbledhjes së sotme të KGJK-së.

Ai tha se Gjykata e Apelit është rekomanduar të shikojë dhe optimizojë shpërndarjen e burimeve njerëzore me qëllim që rritja e stafit në veçanti bashkëpunëtorëve profesional të reflektohet në përmirëismin e efikasitetit dhe cilësisë së trajtimit të lëndëve, duke siguruar që burimet njerëzore të orientohen aty ku ka ngarkesë më të madhe.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, tha se Gjykata e Apelit është rekomanduar që të kryejë edhe vlerësim të ndikimit të rritjes së pozitave- kryesisht të bashkëpunëtorëve profesional dhe shpërndarjen efektive në detyra në përputhje me strategjitë dhe planet e Gjykatës dhe KGJK-së.

Maliqi tha se Gjykata është rekomanduar që ta marrë në konsideratë zbatimin e planeve strategjike dhe prioriteteve të çështjeve urgjente.

Pas zbatimit të rekomandimeve, Maliqi tha se Gjykata duhet ta prezantojë planin e veprimit lidhur me caktimin dhe organizimin e stafit në gjykatë, i cili duhet të dorëzohet deri më 15 shtator 2025.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj tha se i kanë vërejtjet e tyre për këtë raport, duke shtuar se gjendja reale se çfarë ka ndodhur në këtë gjykatë mund të dihet saktë vetëm në fund të vitit.

“E keni cek rritjen e numrit të gjyqtarëve nga viti 2021, por edhe rritjen e numrit të stafit. Tek rritja e gjyqtarëve del 19%, kurse rritja e bashkëpunëtorëve profesional është 182%, që lë një përshtypje sikur jashtëzakonisht përkrahje e madhe dhe ndryshim pozitiv. Por, te numri i përgjithshëm nëse e shikoni pak ma nalt e shihni se nga 130 pozita sa kanë qenë në viti 2021, rritja është 153 pozita që do të thotë prej viti 2021 deri në vitin 2025 aktualisht që po flasim pa i përfshi këta të korrikut se ata nuk janë pjesë dhe nuk do të duhej të përmendeshin fare në raport, janë 23 pozita shtesë. E kuptoj që ka lëvizje të bashkëpunëtorëve profesional, ardhje por ka edhe dalje. Nuk janë cek”, tha Totaj.

Totaj u shpreh se ka mosplotësim edhe të vendeve të caktuara të pozitave në gjykatë, duke marrë shembull ato pozita ku zyrtarët kanë shkuar në pension. Tha se në tërë këtë 4-vjeçar janë 23 pozita e që për ta kthyer në statistikë, sipas tij i bie diku 17% lëvizje.

Kryetari i Apelit tha se këtë numër duhej ta përshtatnin me numrin e lëndëve të ardhura në mënyrë që të ofrohej një pasqyrë me të qartë, pasi sipas tij idea për me u përpilu ky raport ka të bëjë me lëndë të domenit civil-kontestimore që burojnë kryesisht nga kontratat kolektive.

Sipas Totajt, është dashur të shikohet se kjo rritje 17% e stafit a korrespondon me rritjen prej 115 % të lëndëve që nga viti 2021. Ai tha që ka përkrahje nga KGJK-ja sa i përket stafit, por shtoi se ka joproporcion me numrin e lëndëve.

Kurse, Zogaj tha se nga viti 2021 deri në vitin 2025, KGJK-ja nga Qeveria ka marrë gjithsej 50 bashkëpunëtorë profesional. Ai tha se prej këtyre bashkëpunëtorëve, 31 i janë dhënë Gjykatës së Apelit.

Në këtë, mbledhje unanimisht u mor vendim që Gjykata e Apelit pas zbatimit të rekomandimeve, të prezantojë plan të veprimit lidhur me caktimin dhe organizimin e stafit në gjykatë, i cili duhet t’i dorëzohet KGJK-së deri më 15 shtator 2025.

Sipas agjendës, KGJK-ja në këtë mbledhje me dyer të mbyllura ka shqyrtuar edhe raportin mbi faktet dhe provat e mbledhura dhe marrëveshjes vullnetare për shkeljen e supozuar në rastin disiplinor: Nr.AD/KGJK/07/2024/GJTHGJL-AD/GJTHGJL.nr.9/2024 dhe AD.GJTH.GJL.nr.7/2025.

JU REKOMANDOJMË

IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
19/08/2026 - 21:15

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar të mërkurën një zyrtar policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “sulm”, “lëndim i lehtë trupor” dhe...

Më shumëDetails

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit

Euronews: BE e mbështet për muri Serbinë, s’duhet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
19/08/2026 - 21:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë që po shihet si shqetësuese për komunitetin serb në Kosovë, pasi në fjalët e tij duket se nuk llogariten...

Më shumëDetails

Mitrovicasi nga Barja: Djali jem e thirr Albini babë kurse mua me thirr ne emër, nëse isha kan gru Albini do ishte burri im

Mitrovicasi nga Barja: Djali jem e thirr Albini babë kurse mua me thirr ne emër, nëse isha kan gru Albini do ishte burri im
19/08/2026 - 20:55

Një qytetar nga fshati Bare i Mitrovicës i cili edhe njihet si fans i flaktë i kryeministrit Albin Kurti ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se...

Më shumëDetails

Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës

Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës
19/08/2026 - 20:45

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona. Pamjet tregojnë momentin kur automjeti, që...

Më shumëDetails

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
19/08/2026 - 19:53

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së turistit 20-vjeçar në Ksamil. Sipas mediave vendase, qeveria shprehet se po monitoron rastin e vrasjes së turistit portugez në Shqipëri. Raquel Trindade,...

Më shumëDetails

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimn te Qeveria Kurti
19/08/2026 - 19:23

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK-ja është për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Duke folur në emisionin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të kapur për fajde, akuzë për vrasje në tentativë dhe lidhje me Kobrën| Profili i të arrestuarve për fajde në Prizren

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë