Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse po e njeh Franca shtetin palestinez, përkundër SHBA-së dhe Izraelit?

25/07/2025 - 13:51
në Lajme
A A
Pse po e njeh Franca shtetin palestinez, përkundër SHBA-së dhe Izraelit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez, një vendim që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka hapur rrugën që edhe shtete të tjera të mëdha si Britania apo Kanadaja mund të ndjekin të njëjtin hap.

Më poshtë në një analizë të Reuters, janë disa detaje mbi njoftimin e Macronit dhe asaj se çfarë do të thotë kjo njohje për palestinezët dhe izraelitët.

Çka tha Macron?

Macron publikoi një letër të dërguar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, duke konfirmuar synimin e Francës për të vazhduar me njohjen dhe për të bindur partnerët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Ai tha se do ta shpallë zyrtarisht këtë vendim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm.
Kështu pas Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë që e njohën zyrtarisht shtetin palestinez vitin e kaluar, Franca bëhet vendi i parë i madh perëndimor që ndryshon qëndrimin diplomatik për shtetin palestinez.

Pse është i rëndësishëm ky vendim?

Vendimi për njohjen e shtetit palestinez është kryesisht simbolik, meqë Izraeli vazhdon të mbajë të pushtuara territoret ku palestinezët synojnë të krijojnë shtetin e tyre – në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Megjithatë, kjo e izolon më tej Izraelin në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Gaza, ku sipas drejtorit të OBSH-së këtë javë, po ndodh një urie masive e shkaktuar nga njeriu.

Edhepse, Izraeli thotë se po lejon ndihmat të hyjnë në Gaza, por thekson se duhet t’i kontrollojë ato për të parandaluar që të bien në duart e militantëve. Sipas Izraelit, vendi ka lejuar ushqim të mjaftueshëm dhe fajëson Hamasin për vuajtjet e 2.2 milionë banorëve të Gazës.

Pse e mori Macron këtë vendim?

Si pjesë e përpjekjes për ta mbajtur gjallë idenë e zgjidhjes me dy shtete, pavarësisht presioneve për të mos vepruar, Macron prej muajsh ka ecur drejt këtij vendimi. Ndërsa, ai e mori këtë vendim tani, përpara një konference të OKB-së që do të bashkë-organizohet nga Franca dhe Arabia Saudite javën e ardhshme, me synimin për të bindur edhe vende të tjera që po mendojnë të ndërmarrin të njëjtin hap.

Çfarë ndikimi mund të ketë vendimi në marrëdhëniet Francë-Izrael?

Para njoftimit të Macronit, zyrtarët izraelitë kishin lobuar për muaj të tërë për të penguar atë që disa e quajtën “bombë bërthamore” për marrëdhëniet dypalëshe.
Burime të afërta me çështjen thonë se paralajmërimet e Izraelit ndaj Francës kanë përfshirë kërcënime për ulje të bashkëpunimit në fushën e inteligjencës, pengesa për iniciativat rajonale franceze, madje edhe sugjerime për aneksim të mëtejshëm në Bregun Perëndimor.

Kush mund të jetë vendi i radhës që do të njohë një shtet palestinez?

Vendimi i Francës, që është shtëpia e komuniteteve më të mëdha hebraike dhe myslimane në Evropë, mund të forcojë një lëvizje që deri tani ka qenë e dominuar nga vende më të vogla, zakonisht më kritike ndaj Izraelit. Por, kjo tani do të shtojë presionin ndaj vendeve si Britania, Gjermania, Australia, Kanadaja dhe Japonia për të ndjekur shembullin. Në afat të shkurtër, Malta dhe Belgjika mund të jenë vendet e ardhshme brenda BE-së që e ndërmarrin këtë hap.

Kush tjetër e ka njohur shtetin palestinez?

Vitin e kaluar, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njohën shtetin palestinez me kufijtë që ekzistonin para luftës së vitit 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor.
Megjithatë, këto vende theksuan se kufijtë mund të ndryshojnë në negociatat e ardhshme për një marrëveshje përfundimtare dhe se vendimi i tyre nuk zbeh mbështetjen për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe e siguri.

Rreth 144 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e njohin Palestinën si shtet, përfshirë shumicën e vendeve të Jugut Global, si dhe Rusinë, Kinën dhe Indinë. Por vetëm disa prej 27 vendeve anëtare të BE-së e kanë bërë këtë – kryesisht ish-vende komuniste, si edhe Suedia dhe Qiproja.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së njohu de facto shtetin e Palestinës në nëntor 2012 duke e ngritur statusin e saj në OKB nga “entitet” në “shtet jo-anëtar”.

Si reaguan SHBA, Izraeli dhe palestinezët për vendimin e Macronit?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi vendimin e Francës – një prej aleatëve më të ngushtë të Izraelit dhe anëtare e G7 – duke thënë se një veprim i tillë “shpërblen terrorizmin dhe rrezikon krijimin e një tjetër shteti të mbështetur nga Irani”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e përshkroi vendimin si “një turp dhe dorëzim ndaj terrorizmit”. Ai shtoi se Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një entiteti palestinez që “do të dëmtojë sigurinë tonë dhe do të rrezikojë ekzistencën tonë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara “e kundërshtojnë fuqishëm planin e Macron për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.
“Kjo është një vendim i papërgjegjshëm që vetëm i shërben propagandës së Hamasit dhe pengon paqen,” shkroi Rubio në platformën X. “Është një shuplakë për viktimat e 7 tetorit” – duke iu referuar sulmit të Hamasit në vitin 2023 që nisi luftën në Gaza.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti i Autoritetit Palestinez, Hussein Al Sheikh, falënderoi Francën dhe tha se vendimi i Macron pasqyron “angazhimin e Francës ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe mbështetjen për të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti të pavarur.”

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/Dy mërgimtarë terr0rizojnë familjen në mes të rrugës – fillimisht e rrezikojnë me veturë, më pas dalin dhe e kërcënojnë
Kryesore

VIDEO/Dy mërgimtarë terr0rizojnë familjen në mes të rrugës – fillimisht e rrezikojnë me veturë, më pas dalin dhe e kërcënojnë

26/07/2025 - 18:02
Viti: Fermerit i digjet stalla me 42 dele brenda
Lajme

Viti: Fermerit i digjet stalla me 42 dele brenda

26/07/2025 - 18:00
“Forbes” u sugjeron pensionistëve të ardhshëm amerikanë Shqipërinë
Lajme

“Forbes” u sugjeron pensionistëve të ardhshëm amerikanë Shqipërinë

26/07/2025 - 17:57
Halil Matoshi: Kurti po mashtron qytetarët dhe po nxit krizë – nuk e ka ndërmend të krijojë institucione
Lajme

Halil Matoshi: Kurti po mashtron qytetarët dhe po nxit krizë – nuk e ka ndërmend të krijojë institucione

26/07/2025 - 17:47
Administrata Trump planifikon një test më të ashpër për shtetësinë dhe rishikim të vizës H-1B
Lajme

Administrata Trump planifikon një test më të ashpër për shtetësinë dhe rishikim të vizës H-1B

26/07/2025 - 17:43
Thaçi: Mendjen, shpirtin dhe trupin nuk ua dorëzoj rrethanave izoluese
Lajme

Thaçi: Mendjen, shpirtin dhe trupin nuk ua dorëzoj rrethanave izoluese

26/07/2025 - 17:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E rëndë: Aksident me fatalitet në Milloshevë, vetura g0det këmbësorin që po kalon rrugën

    E rëndë: Aksident me fatalitet në Milloshevë, vetura g0det këmbësorin që po kalon rrugën

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Iu martua djali, Shqiptar Shaljani thotë se lajmin e mori nga të tjerët

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Befason Daut Haradinaj, del me thirrje publike për Krasniqin e Abdixhikun

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    324 Shpërndaje
    Shpërndaje 130 Tweet 81
  • Përplasja mes familjarëve përfundon me zjarrvënie në Pejë – dëmi rreth 50 mijë euro

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë