Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse po e njeh Franca shtetin palestinez, përkundër SHBA-së dhe Izraelit?

25/07/2025 - 13:51
në Lajme
A A
Pse po e njeh Franca shtetin palestinez, përkundër SHBA-së dhe Izraelit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez, një vendim që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka hapur rrugën që edhe shtete të tjera të mëdha si Britania apo Kanadaja mund të ndjekin të njëjtin hap.

Më poshtë në një analizë të Reuters, janë disa detaje mbi njoftimin e Macronit dhe asaj se çfarë do të thotë kjo njohje për palestinezët dhe izraelitët.

Çka tha Macron?

Macron publikoi një letër të dërguar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, duke konfirmuar synimin e Francës për të vazhduar me njohjen dhe për të bindur partnerët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Ai tha se do ta shpallë zyrtarisht këtë vendim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm.
Kështu pas Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë që e njohën zyrtarisht shtetin palestinez vitin e kaluar, Franca bëhet vendi i parë i madh perëndimor që ndryshon qëndrimin diplomatik për shtetin palestinez.

Pse është i rëndësishëm ky vendim?

Vendimi për njohjen e shtetit palestinez është kryesisht simbolik, meqë Izraeli vazhdon të mbajë të pushtuara territoret ku palestinezët synojnë të krijojnë shtetin e tyre – në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Megjithatë, kjo e izolon më tej Izraelin në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Gaza, ku sipas drejtorit të OBSH-së këtë javë, po ndodh një urie masive e shkaktuar nga njeriu.

Edhepse, Izraeli thotë se po lejon ndihmat të hyjnë në Gaza, por thekson se duhet t’i kontrollojë ato për të parandaluar që të bien në duart e militantëve. Sipas Izraelit, vendi ka lejuar ushqim të mjaftueshëm dhe fajëson Hamasin për vuajtjet e 2.2 milionë banorëve të Gazës.

Pse e mori Macron këtë vendim?

Si pjesë e përpjekjes për ta mbajtur gjallë idenë e zgjidhjes me dy shtete, pavarësisht presioneve për të mos vepruar, Macron prej muajsh ka ecur drejt këtij vendimi. Ndërsa, ai e mori këtë vendim tani, përpara një konference të OKB-së që do të bashkë-organizohet nga Franca dhe Arabia Saudite javën e ardhshme, me synimin për të bindur edhe vende të tjera që po mendojnë të ndërmarrin të njëjtin hap.

Çfarë ndikimi mund të ketë vendimi në marrëdhëniet Francë-Izrael?

Para njoftimit të Macronit, zyrtarët izraelitë kishin lobuar për muaj të tërë për të penguar atë që disa e quajtën “bombë bërthamore” për marrëdhëniet dypalëshe.
Burime të afërta me çështjen thonë se paralajmërimet e Izraelit ndaj Francës kanë përfshirë kërcënime për ulje të bashkëpunimit në fushën e inteligjencës, pengesa për iniciativat rajonale franceze, madje edhe sugjerime për aneksim të mëtejshëm në Bregun Perëndimor.

Kush mund të jetë vendi i radhës që do të njohë një shtet palestinez?

Vendimi i Francës, që është shtëpia e komuniteteve më të mëdha hebraike dhe myslimane në Evropë, mund të forcojë një lëvizje që deri tani ka qenë e dominuar nga vende më të vogla, zakonisht më kritike ndaj Izraelit. Por, kjo tani do të shtojë presionin ndaj vendeve si Britania, Gjermania, Australia, Kanadaja dhe Japonia për të ndjekur shembullin. Në afat të shkurtër, Malta dhe Belgjika mund të jenë vendet e ardhshme brenda BE-së që e ndërmarrin këtë hap.

Kush tjetër e ka njohur shtetin palestinez?

Vitin e kaluar, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njohën shtetin palestinez me kufijtë që ekzistonin para luftës së vitit 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor.
Megjithatë, këto vende theksuan se kufijtë mund të ndryshojnë në negociatat e ardhshme për një marrëveshje përfundimtare dhe se vendimi i tyre nuk zbeh mbështetjen për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe e siguri.

Rreth 144 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e njohin Palestinën si shtet, përfshirë shumicën e vendeve të Jugut Global, si dhe Rusinë, Kinën dhe Indinë. Por vetëm disa prej 27 vendeve anëtare të BE-së e kanë bërë këtë – kryesisht ish-vende komuniste, si edhe Suedia dhe Qiproja.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së njohu de facto shtetin e Palestinës në nëntor 2012 duke e ngritur statusin e saj në OKB nga “entitet” në “shtet jo-anëtar”.

Si reaguan SHBA, Izraeli dhe palestinezët për vendimin e Macronit?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi vendimin e Francës – një prej aleatëve më të ngushtë të Izraelit dhe anëtare e G7 – duke thënë se një veprim i tillë “shpërblen terrorizmin dhe rrezikon krijimin e një tjetër shteti të mbështetur nga Irani”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e përshkroi vendimin si “një turp dhe dorëzim ndaj terrorizmit”. Ai shtoi se Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një entiteti palestinez që “do të dëmtojë sigurinë tonë dhe do të rrezikojë ekzistencën tonë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara “e kundërshtojnë fuqishëm planin e Macron për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.
“Kjo është një vendim i papërgjegjshëm që vetëm i shërben propagandës së Hamasit dhe pengon paqen,” shkroi Rubio në platformën X. “Është një shuplakë për viktimat e 7 tetorit” – duke iu referuar sulmit të Hamasit në vitin 2023 që nisi luftën në Gaza.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti i Autoritetit Palestinez, Hussein Al Sheikh, falënderoi Francën dhe tha se vendimi i Macron pasqyron “angazhimin e Francës ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe mbështetjen për të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti të pavarur.”

JU REKOMANDOJMË

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
19/08/2026 - 09:35

Artikuj luksozë, farmaceutikë, shërbime financiare, logjistikë: këta janë njerëzit më të pasur në Zvicër, sipas revistës zvicerane për çështje ekonomike “Bilanz”. 1. Gérard Wertheimer (Artikuj luksozë) Me një...

Më shumëDetails

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
19/08/2026 - 09:22

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë sot do të kushtojë 1.77...

Më shumëDetails

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
19/08/2026 - 09:16

Një grua ka raportuar në Polici se një person i panjohur i ka grabitur një zinxhir ari nga qafa, në derën e një ashensori. Sipas Policisë, i dyshuari...

Më shumëDetails

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport
19/08/2026 - 09:13

Tri kompani transporti nga Fushë Kosova kanë njoftuar se nga sot do të pezullojnë përkohësisht shërbimin e transportit në katër linja drejt Prishtinës. Banorët e Grabovcit, Harilaqit, Hencës...

Më shumëDetails

“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit

“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
19/08/2026 - 09:07

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon aktivitetin tradicional me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Aktiviteti do të mbahet në Stacionin e Brigadës së Zjarrfikësve...

Më shumëDetails

Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
19/08/2026 - 08:54

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë natës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekonicë. Sipas policisë, viktimat janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë