Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujamnit.Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen e trupit.
Për ta përshpejtuar përpjekjen, atje kanë shkuar edhe zhytësit nga jugu.Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.
Ai, siç shkruan Mitropol, jetonte në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.
Tension midis Trump dhe Netanyahu për dërgimin e trupave amerikane në Iran
Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me strategjinë ushtarake në Iranihen gjithnjë e më të dukshme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu...
Më shumëDetails











