Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV merr goditjen e parë në Vushtrri, djali i ish deputetit Nasuf Bejta aderon në PDK – kandidon për asamblist

27/07/2025 - 22:03
në Lajme
A A
VV merr goditjen e parë në Vushtrri, djali i ish deputetit Nasuf Bejta aderon në PDK – kandidon për asamblist
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që vjen nga radhët e PDK-së, ka prezantuar aderimin më të ri në radhët e kësaj partie, Fidan Bejtën.

Idrizi ka bërë të ditur se Bejta do të jetë kandidat i PDK-së për asamblist në Kuvendin Komunal.

Ceremonia e aderimit të Fidan Bejta u zhvillua fshatin Smrekonicë, që është vendlindja e tij.

Fidan Bejta është djali i Nasuf Bejta, ish deputetit të LVV-GUXO, i cili edhe në zgjedhet e 9 shkurtit ishte kandidat i LVV-së për deputet.

Ndryshe, dje LVV ka prezantuar si për kandidat për kryetar komune, Sylejman Mehollin, por që 24 orë pas kjo parti mori goditjen e parë.

Postimi i Ferit Idrizi:

Mirë se vjen Fidan!
Jam shumë i lumtur që sot i bashkohet ekipit tonë një emër i njohur në komunën tonë, Fidan Bejta.

I lindur në fshatin Smrekonicë, Fidan Bejta vjen nga familja e njohur Bejta – një familje që ka mishëruar vlerat shqiptare ndër breza, me kontribut të pandalshëm para, gjatë dhe pas luftës. Ky trashëgim i përkushtimit ndaj atdheut dhe shoqërisë sot vazhdon me veprën e Fidanit.

Prej vitesh, Fidan Bejta është një figurë aktive në jetën publike dhe sociale. Ai njihet për angazhimin në ndihmë të familjeve në nevojë, promovimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore për të rinjtë, si dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit në nivel lokal.

Aktualisht, Fidani ushtron detyrën e kryetarit të Këshillit Lokal për fshatrat Smrekonicë, Dobërllukë, Pasomë, Bajskë, Sllatinë dhe Tërllobuq – një përgjegjësi të cilën e ka mbajtur me ndershmëri, qetësi dhe rezultate të prekshme për komunitetin që përfaqëson.

Përvoja e tij në sipërmarrje dhe komunikim me publikun është një vlerë e shtuar për ekipin tonë. Gjatë viteve, ai ka dëshmuar aftësi në menaxhim të përditshëm, organizim aktivitetesh dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta me qytetarët.

Përfshirja e Fidanit në listën tonë për Kuvendin Komunal përfaqëson zërin e njerëzve të ndershëm, punëtorë dhe të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët – një zë që i duhet politikës së sotme.

#përVushtrrinë

JU REKOMANDOJMË

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online
25/05/2026 - 12:25

Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë sot në fuqi, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në procedurat për marrjen dhe rifitimin e shtetësisë. Sipas...

Më shumëDetails

Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë

Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë
25/05/2026 - 11:55

Drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci ka ndarë tre medalje për zyrtarët policorë për “shpëtim jete”, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Zyrtarët policorë Denis Prebeza, Arbias...

Më shumëDetails

I dehur me mbi 1.5 promil alkool, babai dyshohet se e rrahu djalin me shkelma në Mitrovicë

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
25/05/2026 - 11:37

Një rast i rëndë dhune brenda familjes është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij derisa ishte nën ndikim...

Më shumëDetails

Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
25/05/2026 - 11:14

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 367-të, të hënën, ka zgjedhur Rrustem Thaqin kryesues të ri. Në votim morën pjesë 11 anëtarë, prej tyre gjashtë vota...

Më shumëDetails

I shpëtoi nënës nga dora: Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari

I shpëtoi nënës nga dora: Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari
25/05/2026 - 11:08

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasan, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në...

Më shumëDetails

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme
25/05/2026 - 10:53

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LVV e LDK shpërthejnë në diasporë, PDK asnjë takim me bashkëatdhetarët – vendnumëron në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë