Policia Rajonale në Pejë, ka njoftuar se një person ka dorëzuar një kuletë të humbur në stacionin policor.
Brenda saj ishin 1,020 dollarë amerikanë, 56.15 euro dhe një kartelë identifikuese, me të cilën është bërë identifikimi i pronarit.
Pas procedurave, kuleta i është kthyer pronarit, ndërsa rasti është mbyllur pa ndonjë problem.