Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada e SHBA’së thirrje liderëve partive që të bëjnë marrëveshje: S’duhet të mbështeteni te Gjykata për ta zgjidhur bllokadën

28/07/2025 - 16:10
në Lajme
A A
Ambasada e SHBA’së thirrje liderëve partive që të bëjnë marrëveshje: S’duhet të mbështeteni te Gjykata për ta zgjidhur bllokadën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bllokimi institucional, të cilin Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e quan “të vazhdueshëm”, sipas amerikanëve po e vonon progresin dhe aspiratat e vendit dhe “po e rrezikon integritetin e institucioneve”.

Ambasada amerikane përmes një zëdhënësi u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë që ta arrijnë një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit dhe të mos mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta zgjidhur bllokadën.

“Ky bllokim i vazhdueshëm po vonon progresin në aspiratat e ardhshme të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve për të cilat populli i Kosovës luftoi aq fort për t’i krijuar. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e një kryetari dhe zëvendëskryetarëve. Ata duhet t’i përdorin javët e ardhshme për të gjetur një rrugë përpara që siguron një udhëheqje të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Udhëheqësit politikë nuk duhet të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta rregulluar një bllokim politik që vetëm ata mund ta zgjidhin. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në një përgjigje të ambasadës për Klan Kosovën.

Ambasada tha se SHBA-ja pret të punojë me qeverinë e ardhshme të Kosovës për ta çuar përpara stabilitetin rajonal.

Gjykata Kushtetuese u ka thënë deputetëve që të mos marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht, pasi u tejkalua afati 30-ditor i dhënë në një aktgjykim para një muaji.

Orvatjet e Albin Kurtit morën fund të dielën në mbrëmje, ndërsa u tha se po negocionte me Fatmir Limajn për një koalicion qeverisës.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate e deshi postin e kryeparlamentarit, të cilin kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e përfshiu në një ofertë të fundit drejtuar atij.

Lideri i partisë e cila doli e para në zgjedhje nuk pranoi as kërkesat e partive të tjera për ta ndërruar emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit. Insistoi deri në fund dhe pa sukses ta bënte të fshehtë votimin për Albulena Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë