Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është përzier në punët e PDK-së pas moskandidimit të Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk duron “tharjen as të fytit e as të kaçepit”.
Kujtojmë se Bajqinovci kishte synim që të nominohej kandidat për kryetar të Prishtinës nga VV-ja, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi, pasi VV-ja kandidoi Hajrulla Çekun.
Reagimi i tij:
Si e përmendi Ramiz Lladrovci tharjen e kaçepit për zyrtarët e lartë të PDK-së, e larguan!
PDK-ja nuk e duron tharjen as të fytit e as të kaçepit.
Nëse nuk i lejon me u përzi në tendera e toka, të fshijnë pa mëshirë.
Zanatin se harrojnë kurrë – aty janë më besnikë se në statut!












