Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorëve të RTK’së s’u dalin rrogat, Sindikata: Situatë e rëndë, shkak neglizhenca institucionale

31/07/2025 - 12:45
në Lajme
A A
Punëtorëve të RTK’së s’u dalin rrogat, Sindikata: Situatë e rëndë, shkak neglizhenca institucionale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, është shprehur e shqetësuar pasi që mbi 700 punëtorëve të mediumit publik s’u kanë dalë rrogat. Sindikata ka vlerësuar se kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme për ta.

Sindikata ka deklaruar se nuk mund të pranojnë që punëtorët e RTK-së të mbeten pa të ardhura ‘‘për shkak të neglizhencës institucionale’’.

‘‘Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe për të garantuar pagat e punëtorëve tanë’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Sindikata ka thënë edhe se protesta për datën 6 gusht është e pashmangshme dhe se u ka bërë thirrje kolegëve që të jenë të pranishëm.

Komunikata:

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së shpreh shqetësimin e thellë që edhe sot, më 31 korrik, kur përfundon muaji, mediumi publik i vendit mbetet pa financim, duke lënë pa paga mbi 700 punëtorë dhe familjet e tyre.

Kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme për Sindikatën. Ne nuk mund të pranojmë që punëtorët e RTK-së, të cilët çdo ditë mbajnë të informuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të mbeten pa të ardhura për shkak të neglizhencës institucionale.

Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe për të garantuar pagat e punëtorëve tanë.

Protesta e paralajmëruar për datën 6 gusht mbetet e pashmangshme. Ju bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të jenë të pranishëm dhe të bashkuar në këtë protestë.

Për detajet e protestës së 6 gushtit, të cilën e kemi bërë publike edhe përmes konferencës për media disa ditë më parë, shumë shpejt do t’i bëjmë publike edhe pikat e veprimit dhe detajet organizative.

JU REKOMANDOJMË

Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
17/08/2026 - 12:48

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas përmbushjes së kritereve për hapjen e Urës së Ibrit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një kapitull të ri për...

Më shumëDetails

Buzhala: Sot pritet anulimi i tenderit 15 milionësh të fituar me dokument të falsifikuar nga IP Petrol e Shaip Mikullovcit!

Buzhala: Sot pritet anulimi i tenderit 15 milionësh të fituar me dokument të falsifikuar nga IP Petrol e Shaip Mikullovcit!
17/08/2026 - 12:22

Gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar se sot pritet me u shpall anulimi i tenderit prej 15 milionë euro për furnizim me naftë të institucioneve qendrore, për të cilin...

Më shumëDetails

Kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica”, kërkohet paraburgim ndaj një personi

Kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica”, kërkohet paraburgim ndaj një personi
17/08/2026 - 12:08

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet F.Sh., i dyshuar për tri vepra penale, mbajtje të paautorizuar të armës,...

Më shumëDetails

Hoti: Ka hapësirë për t’i dhënë vendit një President të pranueshëm për të gjithë, LDK e gatshme të kontribuojë

Hoti: Nëse s’votohesh në formë të hapur, fshehurazi zgjidhesh vetëm nëse kontrabandohen votat
17/08/2026 - 11:57

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit institucional dhe në zgjedhjen e presidentit të...

Më shumëDetails

Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë

Presidentja për mandatarin Kurti: Të merren vendime të mira për vendin!
17/08/2026 - 11:42

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të mirëseardhur hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës. Përmes një...

Më shumëDetails

Hamiti: Kurti me VV-në po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që e ka ndërtuar Rugova dhe të tjerët

Hamiti: Përgjegjës kryesor për moskonstituimin e Kuvendit është Albin Kurti dhe partia e tij
17/08/2026 - 11:32

Zyrtari i lartë i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që është ndërtuar për vite të tera. Ai ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë