Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorëve të RTK’së s’u dalin rrogat, Sindikata: Situatë e rëndë, shkak neglizhenca institucionale

31/07/2025 - 12:45
në Lajme
A A
Punëtorëve të RTK’së s’u dalin rrogat, Sindikata: Situatë e rëndë, shkak neglizhenca institucionale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, është shprehur e shqetësuar pasi që mbi 700 punëtorëve të mediumit publik s’u kanë dalë rrogat. Sindikata ka vlerësuar se kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme për ta.

Sindikata ka deklaruar se nuk mund të pranojnë që punëtorët e RTK-së të mbeten pa të ardhura ‘‘për shkak të neglizhencës institucionale’’.

‘‘Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe për të garantuar pagat e punëtorëve tanë’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Sindikata ka thënë edhe se protesta për datën 6 gusht është e pashmangshme dhe se u ka bërë thirrje kolegëve që të jenë të pranishëm.

Komunikata:

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së shpreh shqetësimin e thellë që edhe sot, më 31 korrik, kur përfundon muaji, mediumi publik i vendit mbetet pa financim, duke lënë pa paga mbi 700 punëtorë dhe familjet e tyre.

Kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme për Sindikatën. Ne nuk mund të pranojmë që punëtorët e RTK-së, të cilët çdo ditë mbajnë të informuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të mbeten pa të ardhura për shkak të neglizhencës institucionale.

Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe për të garantuar pagat e punëtorëve tanë.

Protesta e paralajmëruar për datën 6 gusht mbetet e pashmangshme. Ju bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të jenë të pranishëm dhe të bashkuar në këtë protestë.

Për detajet e protestës së 6 gushtit, të cilën e kemi bërë publike edhe përmes konferencës për media disa ditë më parë, shumë shpejt do t’i bëjmë publike edhe pikat e veprimit dhe detajet organizative.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë

Presidentja për mandatarin Kurti: Të merren vendime të mira për vendin!
17/08/2026 - 11:42

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të mirëseardhur hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës. Përmes një...

Më shumëDetails

Hamiti: Kurti me VV-në po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që e ka ndërtuar Rugova dhe të tjerët

Hamiti: Përgjegjës kryesor për moskonstituimin e Kuvendit është Albin Kurti dhe partia e tij
17/08/2026 - 11:32

Zyrtari i lartë i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që është ndërtuar për vite të tera. Ai ka...

Më shumëDetails

Haliti: Vetëvendosje nuk është e interesuar për koalicion, më së paku me PDK-në

Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
17/08/2026 - 11:25

Ish-deputeti Xhavit Haliti ka deklaruar se nuk sheh një ofertë publike nga Albin Kurti për koalicion, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e tij personal për qëndrimin e Vetëvendosjes....

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Veriut

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
17/08/2026 - 11:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jetë në Mitrovicë të Veriut. Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur në orën 15:30 të...

Më shumëDetails

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë
17/08/2026 - 11:02

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës, i cili rezultoi me dy viktima. Dy vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova humbën jetën nga aksident...

Më shumëDetails

Mbi 6 zyrtarë të Mbrojtjes së Afërt, disa me armë të gjata – “eskorta” e fuqishme e Osmanit dhe Abdixhikut në Istog

Mbi 6 zyrtarë të Mbrojtjes së Afërt, disa me armë të gjata – “eskorta” e fuqishme e Osmanit dhe Abdixhikut në Istog
17/08/2026 - 10:37

Ish-presidentja Vjosa Osmani, tashmë deputete e Kuvendit të Kosovës, vazhdon të shoqërohet nga një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë në kuadër të masave të sigurisë që i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë