Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa – Rizvanollit: Nuk i takon ZRRE të vendos për “tregun e hapur energjetik”, por ligjit dhe gjykatave- jo shkatërrim të sektorit privat

31/07/2025 - 19:10
në Lajme
A A
Mustafa – Rizvanollit: Nuk i takon ZRRE të vendos për “tregun e hapur energjetik”, por  ligjit dhe gjykatave- jo shkatërrim të sektorit privat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka reaguar ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila ka thënë se “vendimi për tregun e hapur energjetik i tako ZRRE”.

Por, Mustafa ka thënë se nuk i takon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), por zbatimit të ligjeve, e jo shkatërrimit të sektorit privat.

Mustafa ka thënë se shihet nxitja e Qeverisë ndaj ZRRE-së për këto sjellje ndaj sektorit privat.

“Sjellja e Qeverisë në detyrë dhe e ministrave në detyrë, pa kontroll parlamentar dhe pa pasur kujt ti japin përgjegjësi shihet më së miri tek nxitja dhe përkrahja e sjelljeve të ZRrE-së për imponimin e tregut të lirë të energjisë, përkundër vendimeve gjyqësore dhe fakteve të dëmeve të pariparueshme të sektorit privat të biznesit. Nuk i takojnë ZRrE-së vendimet për tregun e lirë të energjisë, siç shprehet ministrja e ekonomisë, por këto vendime i takojnë respektimit të ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, të cilat mbrojnë të drejtat e bizneseve, të punëtorëve të punësuar në to, të investimeve në këtë sektor, të mundësive të kthimit të kredive, me këtë edhe mbrojtjes së sektorit bankar dhe të konkurrencës. Ky Ligj parasheh që të zbatohet kur krijohen rrethanat e një konkurrence në treg , në dobi të sektorit privat, jo në shkatërrim të sektorit privat. Duhet të ruhemi nga pasojat e mendësisë dhe veprimeve shkatërruese! Shtet kemi aq sa kemi ekonomi. Çfarë do të mbetet nga ky shtet nëse edhe këtë ekonomi ia shkatërrojmë?”, ka thënë Mustafa.

Gykata Komerciale të mërkurën ka lëshuar aktgjykim që të pezullojë vendimin e ZRRE për “tregun e hapur energjetik”. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Ngërçi në Kuvend thellohet, nyja kryesore mbetet zgjedhja e Presidentit

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
17/08/2026 - 08:00

Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon, ndërsa partitë politike mbeten të përçara lidhur me mënyrën se si duhet të procedohet me seancën konstituive të Kuvendit. Ushtruesja e detyrës...

Më shumëDetails

Tri shkronjat e arta të UÇK-së zbulohen në Kostërc të Skenderajt (Video)

Tri shkronjat e arta të UÇK-së zbulohen në Kostërc të Skenderajt (Video)
16/08/2026 - 23:56

Në Kostërc të Skenderajt sot është bërë zbulimi i simbolit të UÇK-së. Të pranishëm në zbulimin e shkronjave të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin numër i...

Më shumëDetails

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara tek Dheu i Bardhë, po transportoheshin me një autobus të linjës ndërkombëtare

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara tek Dheu i Bardhë, po transportoheshin me një autobus të linjës ndërkombëtare
16/08/2026 - 23:11

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara janë parandaluar të futen në Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar të dielën në Pikën e...

Më shumëDetails

Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë
16/08/2026 - 23:03

Një punonjës i KEK-ut që punonte në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit ka vdekur sot, por që kjo ndërmarrje ka njoftuar vetëm për " pësim të lëndimeve të...

Më shumëDetails

Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit

Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit
16/08/2026 - 22:53

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Merdare. Sipas njoftimit të Doganës...

Më shumëDetails

Aksident me pesë të lënduar në Malishevë, në mesin e tyre edhe një polic

Aksident me pesë të lënduar në Malishevë, në mesin e tyre edhe një polic
16/08/2026 - 22:37

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Malishevë në rrugën “Ibrahim Mazreku” mbrëmjen e së dielës, ku janë përfshirë katër vetura. Lajmin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Me veshje të tejdukshme, ‘Santi’ ngrit temperaturat me mëngjes

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë