Mbështetja financiare për nënat e reja është e domosdoshme dhe praktikë që egzistonë në shumicën e vendeve të botës e këtë praktikë përveç Qeverisë po e ndjekin edhe komunat në Kosovë, shkruan Veriu.info
Që nga sot, më 1 gusht, çdo nënë lehonë në qytetin e Istogut do të përfitoj 150 € mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës.
Shtesë kjo e mirëseardhur për lehonat.
Lajmin e ka dhënë kryetari i kësaj komunës, Ilir Ferati.
“Jeta fillon me nënën, ndërsa ne e vazhdojmë me mbështetje!Që nga sot, më 1 gusht, çdo nënë lehonë në Istog përfiton 150 € mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës — si shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe harenë që i sjellin vendit tonë.Për familjen. Për jetën. Për të ardhmen”, shkruan Ferati në njoftim.













